Udhëheqja parlamentare



E martë, 16 qershor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KUVENDIT PARLAMENTAR TË KE-së LUIS MARIA DE PUÇ

Kuvendi parlamentar i KE-së e përkrah Maqedoninë në anëtarësimin e saj në UE. Në takimin e sotëm, i cili kaloi në atmosferë të hapur dhe miqësore, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë përmes KE-së e filloi procesin e integrimit në strukturat euroatlantike. Në të njëjtën kohë, me pranimin dhe implementimin e standardeve dhe principeve të KE-së, që janë të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i së drejtës dhe paqes, ne i filluam reformat tona të cilët i bëmë para së gjithash për qytetarët tonë, meqenëse vetëm në atë mënyrë mund të sigurohet stabilitet politik dhe ekonomik, por edhe zhvillim.

Duke rikujtuar se Maqedonia i ka ratifikuar pothuajse të gjitha konventat dhe dokumentet e KE-së, Kryetari Trajko Veljanoski theksoi se kujdes të veçantë i kushtohet edhe bashkëpunimit regjional, meqenëse vetëm ashtu mund të sigurojmë paqe, stabilitet dhe të ardhme evropiane në tërë rajonin.

Në bisedat u bë fjalë dhe për përgatitjet të cilat Maqedonia i bën  për kryesimin e ardhshëm me Këshillin e Evropës.
Kryetari i Kuvendit Parlamentar i KE-së, Luis Maria de Puç, theksoi se këtë herë vjen në Republikën  e Maqedonisë me detyrë shumë të lehtë. Dua në njërën anë të shpreh mirënjohje për gjithë atë që e keni bërë, dhe besoni se keni bërë shumë. Njëkohësisht dua t’ju nxis të vazhdoni me ato reforma si dhe me zhvillimin e mëtutjeshëm të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë, meqenëse ajo është e nevojshme jo vetëm këtu, por në çdo shtet.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendnit parlamentar i KE-së shprehu falënderim se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mënyrë solemne e shënoi 60 vjetorin e  KE-së. Ajo që veçanërisht dua ta theksoj është se Ju në atë i keni përfshirë të rinjtë, me çka në mënyrë të veçantë iu prezantohen dhe njoftohen me principet themelore në të cilën bazohet Këshilli i Evropës.

Click