Udhëheqja parlamentare



E martë, 17.03.2009, Beograd

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZOTËRI TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME KRYETAREN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SRBISË, ZONJËN SLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ

Në takim të dy kryetarët shprehën kënaqësinë e dyanshme për rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe u angazhuan për thellimin dhe përforcimin e tij. Kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë, zotëri Trajko Veljanoski i ftoi grupet parlamentare për bashkëpunim dhe komisionet e të dyja parlamenteve që ta përtërijnë dhe ta intensifikojnë bashkëpunimin. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nikoqires së vet ia barti përvojat dhe sugjerimet të cilat kanë dalë nga aktivitetet dhe takimet të cilat i kishte në rajon dhe në Konferencën e mëparshme të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të UE-së në Paris. Gjithashtu theksi u vu edhe në aktivitetet me të cilat nxitet bashkëpunimi ndër fqinjësor dhe rajonal në të gjitha sferat.

Kryetari Veljanoski në bisedat me Kryetaren u përqëndrua edhe në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës së kaluar, me ç’rast e theksoi miratimin e Rregullores së re të Kuvendit, formimin e Këshillit buxhetor, ndërsa e theksoi edhe rëndësinë e miratimit të Ligjit për parlament, për miratimin e të cilit ekziston iniciativa edhe në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë. Me realizimin e  këtyre iniciativave pritet të përforcohet  autonomia parlamentare dhe barazia me degët tjera të pushtetit.

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit Popullor nënvizoi se duke pasur parasysh afërsinë dhe faktin se na lidh e kaluara dhe e ardhmja, proces më se i natyrshëm është vendosja e marrëdhënies më të thellë në mes dy vendeve. Kryetari Veljanoski edhe në këtë takim kërkoi nga nikoqirja të përpiqet që në Kartën Evropian për gjuhët rajonale dhe të minoriteteve, të Ratifikuar në Republikën e Serbisë në mesin e gjuhëve të huaja, të vendoset  edhe gjuha maqedonase, si dhe të gjendet mënyra që në shërbimin publik për informim (RTS) të lejohet hapësirë përkatëse për programe në gjuhën maqedonase.

 

Click