E mërkurë, 18.03.2009, Novi Sad
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI SOT NË NOVI SAD U TAKUA ME KRYETARIN E KUVENDIT TË KRAHINËS AUTONOME TË VOJVODINËS, Z. SHANDOR EGERESHI
Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Serbisë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës, z. Shandor Egereshi, duke theksuar me këtë rast, se vizita në Republikën e Serbisë nuk do të ishte e plotë nëse nuk do ta vizitonte edhe Vojvodinën. Gjatë kohës së bisedimeve të përzemërta, z. Egereshi shprehu kënaqësi të madhe nga vizita e kryetarit Veljanoski duke propozuar me këtë rast tema konkrete për bashkëpunim më të afërt si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivel të afaristëve, me iniciativë për organizim të forumeve të ndërsjella afariste në Vojvodinë dhe në Republikën e Maqedonisë, me çka do të përforcohej bashkëpunimi ekonomik. Z. Egereshi, inicioi nënshkrim të marrëveshjes kornizë ndërmjet parlamenteve të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, në të cilën do të përfshihej edhe bashkëpunimi me Krahinën Autonome të Vojvodinës në më shumë lëmi, e cila u pranua nga ana e kryetarit Veljanoski.
Nga ana e tij kryetari i Kuvendit, Veljanoski e theksoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet komisioneve përkatëse të Kuvendit të RM-së dhe Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës. Kryetari Veljanoski gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëjetesës multinacionale, ku bashkësia maqedonase në tërësi i gëzon të drejtat e veta. Ai e informoi nikoqirin e tij edhe për vizitat që i kishte në rajon dhe për takimet me kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të UE-së.
Në takim mes tjerash, kryetari Veljanoski nga ana e përfaqësuesve të bashkësisë maqedonase u njoftua me aktivitetin e tyre, me Statutin e Krahinës Autonome të Vojvodinës, që ndërmjet disa bashkësive të jetë e numëruar edhe bashkësia maqedonase, e cila deri tash i takonte grupit, të tjera.