Udhëheqja parlamentare



17.03.2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KUADËR TË VIZITËS ZYRTARE DYDITORE NË REPUBLIKËN E SËRBISË U TAKUA ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLKËS SË SËRBISË, Z. MIRKO CVETKOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Mirko Cvetkoviq, e vlerësuan vizitën si një hap përpara drejt rinovimit në frymën e fqinjësisë së mirë, besimit dhe raportit miqësor të dy vendeve fqinje. Në fillim të takimit Kryetari Veljanoski informoi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale të cilat janë të rëndësishme për vendin dhe integrimin tonë evropian. Kryetari Veljanoski theksoi që në kontekst të procesit eurointegrues, Republika e Maqedonisë i plotësoi kushtet për marrjen liberalizimit të vizave si dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave. Edhe kryeministri Cvetkoviq dha shpresën që Republika e Serbisë do të fitojë liberalizimin e vizave gjatë vitit 2009 dhe se do të vazhdojë të ec edhe matej drejt integrimit evropian.

Kryetari i Kuvendit Veljanoski e njoftoi kryeministrin Cvetkoviq me aktivitet  dhe takimet e tija që i pati në rajon, në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së në Paris  dhe përfundoi që në këto takime vëmendje kryesore iu kushtua përballimit të krizës ekonomike.

Në kontekst të çështjes së ndikimit të krizës ekonomike botërore, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Mirko Cvetkoviq u ndal në detale për masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Serbisë në sektorin bankar dhe atë real për zbutjen e pasojave nga kriza,  si dhe për bisedat aktuale të qeverisë serbe me Fondin Monetar ndërkombëtar për përfitimin e ndihmës financiare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kërkoi nga Kryeministri Cvetkoviq  të përpiqet që në instrumentin për Ratifikimin e Konventës evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave në Republikën e Serbisë mes gjuhëve tjera të futet edhe gjuha maqedonase. Për këtë çështje, përkatësisht futjen e gjuhës maqedonase në këtë konventë u bisedua edhe në takimin e mbrëmshëm të kryetarit Veljanoski me shoqatat e maqedonasve në Republikën e Serbisë.

 

Click