Udhëheqja parlamentare



E martë, 3 nëntor 2009

DELEGACIONI NGA KUVENDI  I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI, REALIZOI TAKIM ME KONGRESMENIN  DEJVID PRAJS, SI DHE ME KRYETARIN E INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR DEMOKRATIK (IND) DHE DREJTORIN E PROGRAMIT RAJONAL PËR EVROPË

Bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është një nga më të mirët që i kemi pasur, tha kongresmeni Dejvid Prajs në takimin e djeshëm me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe nënkryetari Makraduli. Ajo që më gëzon është përkrahja e përhershme, që integrimi euroatlantik e ka nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por edhe nga të gjitha subjektet politike. Kështu ishte në vitin 2006, kur për herë të parë erdha në Maqedoni, të njëjtën e vërejta vitin e kaluar gjatë vizitës në shtetin tuaj, ndërsa edhe nga takimi i sotëm mund ta konfirmoj të njëjtën.

Kryetari Veljanoski, me kënaqësi të madhe e informoi kongresmenin Prajs se të gjitha projektet, të cilat si ide rezultuan në vitin 2006 në kudër të takimit në Republikën e Maqedonisë ndërmjet deputeteve maqedonas dhe kongresmenëve nga SHBA-ja, janë realizuar. Posaçërisht si të veçantë, Kryetari e theksoi faktin se kjo është rezultat i punës dhe konstruktivitetit të të gjitha partive politike, pa marrë parasysh se cila  prej tyre është në pushtet e cila në opozitë dhe pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Provë më e mirë se mund të mësojmë, por edhe atë që e kemi mësuar t’ua prezantojmë demokracive më të reja se e jona, është pikërisht pjesëmarrja dhe prezantimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Konferencës Botërore të e-Parlamentit, theksoi nënkryetari Makraduli, duke e konfirmuar përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe rolin në të njëjtin të SHBA-së, veçanërisht të Komisionit për përkrahjen e demokracisë, të Kongresit.

Kongresmeni Prajs, potencoi se Maqedonia mundet edhe mëtej të llogarisë në përkrahjen të cilën e kishte deri më tani nga SHBA-ja, si dhe edhe pse deri më tani në histori nuk njihen shembuj që çështjet bilaterale të jenë pengesë për integrim në NATO, megjithatë duhet të punohet në arritjen e zgjidhjes së pranueshme për kontestin me emrin. 

Kryetari Veljanoski dhe nënkryetari Makraduli realizuan takim edhe me kryetarin e Institutit Ndërkombëtar Demokratik Llorn Krejner dhe me drejtorin e Programit Rajonal për Evropën Llinzi Llojd. Në takim si me rëndësi të madhe për përforcimin e kapacitetit demokratik të subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, u theksua shqyrtimi i mendimit publik të cilin periodikisht e zbaton IND-ja. Njerëzit e parë të IND-së Krejner dhe Llojd shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura të deritanishme dhe gatishmërinë që të mbeten aktiv në Republikën e Maqedonisë edhe në të ardhmen.     

 

Click