Udhëheqja parlamentare



E hënë, 19 tetor 2009, Gjenevë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME NËNKRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË PARLAMENTIT TË SPANJËS, Z-NJ. TERESA KUNILERA MESTRES

Në margjinat e Seancës së 121-të të Unionit Interparlamentar, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim me nënkryetarin e Dhomës Përfaqësuese të parlamentit të Spanjës, z-nj Teresa Kunilera Mestres dhe shprehu kënaqësi nga trendi pozitiv i zhvillimit të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Kryetari Veljanoski e informoi bashkëbiseduesen e tij se javën e kaluar Republika e Maqedonisë për herë të parë mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian, në të cilin përmbahet  rekomandimi për fillimin e negociatave me Unionin, për të cilin kanë merita të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se  Republika e Maqedonisë vazhdon me procesin e demokratizimit të mëtutjeshëm dhe zbatimin e proceseve të domosdoshme reformuese të shtetit. Kryetari, z. Trajko Veljanovski e kërkoi mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës gjatë vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave të UE-së, për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Unionin, edhe si vend i ardhshëm  që do të kryesojë me Unionin në gjysmën e parë të vitit 2010, shpreson që zgjerimi të mbetet prioritet në agjendën e kryesimit spanjoll.

Zonja Teresa Kunilera Mestres, theksoi se Spanja është vend proevropian që është shumë  i angazhuar në proceset paqësore në botë. Ajo konsideron se procesi i zgjerimit të Unionit në masë të konsiderueshme, do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit të Ballkanit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në nivelin qeveritar dhe  parlamentar dhe u zotuan  për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve, gjatë kryesimit spanjoll me Unionin.

Në fund të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin se së shpejti do të vijë te intensifikimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërparlamentar të të dy vendeve, përmes shkëmbimit të vizitave në nivel më të lartë parlamentar.

 


 

Click