Udhëheqja parlamentare



KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z. VUK JEREMIQ

Në takim, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, kujtoi që me vizitën e paradokohshme në Beograd dhe në bisedat me Kryetaren e Parlamentit serb, znj. Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve e fitojnë përsëri atë dinamikë e cila ishte dhe e cila në vete është e kuptueshme dhe e nevojshme për të dy shtete fqinje, përkatësisht ky është shembull i diplomacisë së suksesshme parlamentare.

Duke theksuar që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga konstantat e politikës sonë të jashtme, Kryetari Trajko Veljanoski kujtoi që integrimet europiane janë prioritet i Maqedonisë, por edhe i Serbisë, që deri në fund të vitit të hiqen vizat për qytetarët maqedonas, por edhe për qytetarët e Serbisë. Pikërisht përcaktimi ynë për anëtarësim në BE dhe NATO na detyron që ta ndjekim edhe politikën e jashtme të këtyre asociacioneve. Për këtë shkak besoj që do të keni mirëkuptim për marrëdhëniet tona rajonale, siç kemi ne mirëkuptim për të drejtën tuj legjitime që para organizatave ndërkombëtare të kërkoni realizimin e interesave tuaja. Maqedonia, gjithmonë në të gjitha takimet dhe aktivitetet e veta multilaterale e ka përkrahur dhe do ta përkrahë integrimin e Republikës së Serbisë në BE, ndërsa jemi të përgatitur që t'i ndajmë bashkë gjithë përvojat tona.

Kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski theksoi edhe pozitën e pakicës maqedonase në Serbi dhe edhe njëherë e parashtroi kërkesën që në kuadër të dokumentit për ratifikimin e Konventës për gjuhët minoritare, të cilin Serbia tashmë e ratifikon, të hyjë edhe gjuha maqedonase.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, z.Vuk Jeremiq, duke shprehur falënderim për pranimin, e theksoi edhe njëherë vizitën e paradokohshme të Kryetarit të Kuvendit, z.Trajko Veljanoski në Beograd. Ja edhe rezultati i asaj vizite tuajën në Serbi, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve përsëri intensifikohen në nivel më të lartë dhe besoj si fqinj ato do të vazhdojnë ashtu. Dua t'ju siguroj që Serbia është veçanërisht e interesuar për marrëdhënie shumë të zhvilluara në të gjitha fushat me Republikën e Maqedonisë, dhe në këtë kuadër edhe për integrimin tonë në BE.

Ne i kuptojmë dhe i respektojmë interesat tuaja, ndërsa dallimet të cilat dalin nga kjo nuk do t'i ngarkojnë marrëdhëniet tona bilaterale. E di kërkesën tuaj që gjuha maqedonase në Republikën e Serbisë të rregullohet edhe me ligj, dhe ju siguroj që kjo do të bëhet në afat sa më të shpejtë kohor. Njëkohësisht, dua të theksoj se jam i kënaqur me rregullimin normativ të statusit të bashkësisë serbe në Maqedoni, si edhe pozitës faktike, theksoi në takim Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, z. Vuk Jeremiq.

Click