Udhëheqja parlamentare



E martë, 28 prill 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME RAPORTUESIN SPECIAL TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR LIRINË E RELIGJONIT DHE BINDJES, ZNJ. ASMA XHAHANGIR

 Kryetari i Kuvendit  z. Trajko Veljanoski në takim theksoi se Republika e Maqedonisë është shtet multietnik, multikulturor dhe multikonfesional në të cilën, shikuar historikisht gjithmonë ka ekzistuar shkallë e lartë e tolerancës dhe mosdiskriminimit ndërmjet pjesëtarëve të besimtarëve nga më të ndryshmit dhe grupeve religjioze. Kjo trashëgimi historike sot është inkorporuar edhe në Kushtetutë edhe në ligje. Me këtë jo vetëm formalisht, por edhe në praktikë është vërtetuar toleranca dhe mosdiskriminimi i secilit person, pa dallim të përkatësisë së tij religjioze. Në Republikën e Maqedonisë dominojnë dy religjione, ortodokse dhe islame, të cilave u përkasin numër i madh i qytetarëve, por me Kushtetutën dhe me ligjet sigurohet barazi e plotë edhe për bashkësitë më të vogla fetare.

Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin ndalohet mësim-besimi në shkolla, kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë është shtet juridik dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen plotësisht. Raportuesi special i KB për lirinë e religjionit dhe bindjes theksoi se ajo është shumë e kënaqur nga ajo që ka parë  gjatë këtyre dy ditëve në Maqedoni, e ka të bëjë me liritë fetare dhe mosdiskriminimin.
“Atë që dua veçanërisht ta theksoj është fakti se qytetarët dhe pjesëtarët e të gjitha bashkësive fetare në Maqedoni ndjehen të lirë dhe flasin lirisht për interesat e tyre, por edhe për problemet. Gjithashtu, këtë transparencë e kanë edhe institucionet shtetërore dhe Qeveria që të bisedohet për këto çështje që është shumë mirë. Ajo që dua ta theksoj si rekomandim, e jo si kritikë, është që t'u kushtohet rëndësi më e madhe bashkësive më të vogla fetare”, theksoi znj. Asma Xhahangir në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës  të Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Click