Udhëheqja parlamentare



E enjte, 17 shtator 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË BUDAPEST PASDITE REALIZOI TAKIM PUNE ME KRYETARIN E PARLAMENENTIT TË HUNGARISË, Z. BELA KATONA

Në takim Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski duke folur për marrëdhëniet bilaterale theksoi se ato janë shumë të mira, ndërsa për këtë kontribut të madh japin të dy parlamentet. Dy parlamentet kanë nënshkruar protokoll për bashkëpunim i cili realizohet përmes bashkëpunimit në të gjitha nivelet, nga takimet e rregullta të trupave parlamentar  dhe grupeve për miqësi e deri në takimet e Kryetarëve.

Duke shprehur falënderimet për përkrahjen që Hungaria ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e përcaktimit tonë për anëtarësim në UE dhe NATO, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski veçanërisht e theksoi politikën parimore të Hungarisë në zgjerimin e UE-së me shtetet e rajonit. Republika e Maqedonisë shumë seriozisht në periudhën e kaluar ka punuar në realizimin e përcaktimeve të cilat i plotësuam. Për këtë me të drejtë pas rekomandimit për heqjen e regjimit të vizave  tani presim Raportin e Komisionit Evropian  që të marrim edhe rekomandim për datën e fillimit të bisedimeve, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski.

Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, z. Bela Katona duke u falënderuar për pjesëmarrjen në konferencë theksoi se Hungaria  edhe më tutje do ta përkrah Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të saj të plotë në UE dhe NATO dhe do të vazhdojë me politikën e vet për integrimin e rajonit. Përparimi  i arritur i Republikës së Maqedonisë shihet edhe në rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave. E di edhe për rezultatet e arritura të cilat i kemi bërë në periudhën e kaluar. Prandaj Hungaria plotësisht do ta përkrah rekomandimin për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.

 

Click