Udhëheqja parlamentare



E hënë, 23 nëntor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, së bashku me z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z. Talat Xhaferi, prej sot është në vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë vizitës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit tonë, do të kenë takime dhe bisedime me kryetarët e të dyja dhomave të Kuvendit të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, z. Millorad Zhivkoviq dhe  z. Sulejman Tihiq.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, do të ketë takim me anëtarët e Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, z. Xhelko Komshiq, z. Haris Silajxhiq dhe z. Nebojsha Radmanoviq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, z.  Sven Alkaj.

Click