Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 27 maj 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË RM-së, Z. TRAJKO VELJANOSKI PRANOI DELEGACIONIN E LIDHJES SË SHOQATAVE TË MAQEDONASVE NGA PJESA E MAQEDONISË SË EGJEUT

Në takim u bisedua për zbatimin e Rezolutës së refugjatëve nga veprimet luftarake në Republikën e Greqisë gjatë kohës së Luftës Civile dhe Luftës së Dytë Botërore, të cilën Kuvendi i RM-së e miratoi me aklamacion në gusht të vitit 2008. Kryetari i Shoqatës, z.Gjoko Donevski, informoi për rëndësinë e rezolutës dhe impulsin të cilin e dha ajo në veprimtarinë e shoqatave dhe aktiviteteve të tyre në luftën për të drejtat në lidhje me pronat e maqedonasve në Maqedoninë e Egjeut, si dhe aktivitetet e iniciuara së fundmi për fitimin e shtetësisë të Republikës së Greqisë.

Përveç kësaj, anëtarët e delegacionit e informuan Kryetarin Veljanoski për Programin për shënimin e 60-vjetorit të përfundimit të Luftës Civile në Greqi (1946-1949).

Pikë qendrore në Program është ngritja e një shenje monumentale përkujtimore për viktimat e Luftës Civile në Greqi në rrethinat e Katllanovës, ku ishte spitali në të cilin janë mjekuar 6.500 luftëtarë për demokraci në Luftën Civile, duke përfshirë edhe një numër të madh të grekëve.

Anëtarët e delegacionit kërkuan përkrahje nga Kuvendi i RM-së dhe nga Kryetari Veljanoski për këtë aktivitet. Anëtari i delegacionit z.Gjorgji Ajanovski shprehu besimin që qëllimi i shënimit të jubileut është edhe krijimi i klimës për afrimin e popullit maqedonas dhe atij grek, të cilët, përkundër bindjes krijuar, kanë ndarë fate të përbashkëta në histori, që siç tha, do të paraqesë kontribut substancial në marrëdhënie mes dy vendeve në këtë moment kyç.

Z.Metodija Toshevski në emër të Lidhjes i dërgoi ftesë kryetarit Veljanoski që të marrë pjesë në Kuvendin e tretë të Shoqatave të maqedonasve nga pjesa e Maqedonisë së Egjeut, që do të mbahet më 5 qershor.

Kryetari Veljanoski e pranoi ftesën me kënaqësi. Ai shprehu gatishmëri që të informohet për rrjedhën e realizimit të angazhimeve të Rezolutës të miratuar nga Kuvendi i RM-së, dhe shprehu edhe përkrahje për aktivitetet e parapara në Programin për shënimin e 60-vjetorit të jubileut të Luftës Civile në Greqi.

Click