E mërkurë, 2 shtator
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, z. TRAJKO VELJANOSKI SOT E PRITI MINISTRIN E PUNVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, z. JAN KOHUT
Në takim, Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet. Në këtë kuadër është edhe bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve, kështu që në maj kishim vizitë të Kryetarit të Senatit të Çekisë, zoti Sobotka, e gjithsesi edhe vizita e Kryeministrit Topolanek Maqedonisë kontribuuan ato marrëdhënie bilaterale të kanë trend në rritje.
Çekia si anëtare e UE-së dhe NATO-s , çdo herë në mënyrë aktive e përkrah përcaktimin tonë për integrim në strukturat euroatlantike që u shpreh edhe në kryesimin me UE, në gjysmën e parë të këtij viti, theksoi Kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski. Si Kuvend ne e rrumbullakojmë agjendën tonë për miratimin e ligjeve të nevojshme, me të cilat i plotësojnë kriteret për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.
Besoj që Çekia edhe më tutje parimisht do ta përkrah Republikën e Maqedonisë në proceset e eurointegrimeve. Veçanërisht dua të theksoj që Maqedonia është pjesë historike, kulturore dhe civilizuese e Europës. Integrimi i saj, si dhe i shteteve tjera në rajon, do të jetë në dobi për ne, por edhe për Europën në përgjithësi, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, z. Jan Kohut, duke falënderuar për pritjen, theksoi se thellimi i marrëdhënieve bilaterale është në interes të dy shteteve dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Maqedonia këtë vit bëri hapa të rëndësishëm në proceset eurointegruese. Çekia, si deri më tani, edhe më tej parimisht do ta përkrah Maqedoninë në përcaktimin e saja euroatlantike, theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, z. Jan Kohut.