Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 14 tetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKË SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI SOT U TAKUA ME PRESIDENTIN E ESTONISË Z. TOMAS HENDRIK ILVES

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanovski sot u takua me Presidentin e Republikës së Estonisë, z. Tomas Hendrik Ilves, me ç’rast e theksoi veçanërisht bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të dyja vendeve miqësore. Në  Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kemi grup për bashkëpunim me Republikën e Estonisë, i cili tashmë ka vendosur bashkëpunim të rregullt me kolegët nga parlamenti i estonez, deklaroi presidenti Veljanoski.

Duke iu përkushtuar proceseve integruese evropiane, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski theksoi se pret që pas raportit të Komisionit Evropian, Këshilli i Ministrave në dhjetor ta caktojë datën për fillimin e negociatave. Me këtë rast dua të theksoj se në këto procese, kontestet dypalëshe nuk mund të jenë kriter apo pengesë. Sot, këto procese të integrimit nuk mund t’i ndalojë askush, por mund t’i ngadalësojë, e kjo nuk është mirë as për ne as për rajonin, as për BE-në, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski. Prandaj pres si deri më tani që Republika e  Estonisë parimisht ta mbështesë Republikën e Maqedonisë, e njëkohësisht pikërisht në këto procese të negociatave, bashkëpunimit mes dy parlamenteve mund të intensifikohet, sepse përvoja juaj me siguri do të jetë e dobishme.

Presidenti i Republikës së Estonisë, z. Tomas Hendrik Ilves duke e theksuar përparimin dhe rezultatet e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në BE, tha se pavarësisht nga largësia gjeografike, të dyja shtetet kanë marrëdhënie shumë të zhvilluara, sepse ndajnë të njëjtat vlera dhe parime. Prandaj unë shpresoj se Maqedonia do ta marrë shpejt vendin e merituar të anëtares në NATO-s, sepse kjo është në interes të Republikës së Maqedonisë, rajonit dhe Evropës në tërësi. Ju i plotësuat kriteret dhe përcaktimet, prandaj edhe duhet ta merrni datën për fillimin e negociatave. Duke u nisur nga përvoja jonë, dua të theksoj se negociatat nuk janë të lehta, por njëkohësisht dua të theksoj se përkrahjen tonë do ta keni edhe mëtej, tha presidenti i Republikës së Estonisë, z. Tomas Hendrik Ilves.

 

Click