Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 25 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT nË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SHKËLQESIA E TIJ, DAVID KOEN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski, priti sot ambasadorin e sapoemëruar të Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, shkëlqesinë e tij David Koen.

Në takim, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Vlejanovski, i theksoi marrëdhëniet e e deritanishme bilatera të mira dhe miqësore, të cilat shënojnë trend pozitiv, për çka flasin edhe takimet e shumta në nivel të lartë ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ai shfaqi shpresën se ky komunikim dhe bashkëpunim i shpeshtë me përfaqësuesit e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe më tutje.

"Ky bashkëpunim për ne si shtet është mjaft i rëndësishëm, e kjo shihet edhe me aktin e hapjes së ambasadës rezidente dhe emërimit të ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Izrael’’, potencoi Kryetari Veljanovski.

Shkëlqesia e tij, ambasadori David Koen u falënderua për pritjen dhe theksoi se angazhimi dhe prioiriteti i tij gjatë kohës së mandatit të tij si ambasador do të jetë më intenziv.

Ambasadori Koen shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e vendosura miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Izraelit dhe i shprehu falënderim të posaçëm shtetit tonë për përkrahjen rreth ndërtimit të Qendrës Memoriale të holokaustit në Shkup.

 

 

 


 

Click