Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 3 dhjetor 2009 

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. STJEPAN MESIQ

Në takim u theksua se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë zhvilloheen në mënyrë permanente. Në këto korniza janë edhe takimet dhe bisedimet e përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanovski, në mënyrë të veçantë theksoi bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.

"Ky bashkëpunim, para së gjithash, është në funksion të realizimit të përcaktimeve tona strategjike, e këto janë integrimet euroatlantike. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e këtilla bilaterale të zhvilluara lart kanë rol të madh në përforcimin e stabilitetit në gjithë rajonin dhe integrimin e tij në UE’’, theksoi Kryetari i Kuvendit, Veljanovski.

Duke përshëndetur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, me çka u debllokuan bisedimet e Kroacisë me UE, Kryetari Veljanovski theksoi se me këtë të dy palët treguan besim të ndërsjellë se problemet munden të zgjidhen. 

"Pres që Greqia si fqinje jona ta ndjekë këtë shembull dhe se nuk do ta bllokojë marrjen e datës për fillimin e bisedimeve’’, deklaroi Kryetari Veljanovski.  

Presidenti kroat, z. Stjepan Mesia, edhe njëherë e theksoi përparimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, që shihet edhe përmes rekomandimit të Komisionit Evropian për marrjen e datës, si dhe heqjen e regjimit të vizave.

"Besoj se Republika e Maqedonisë së shpejti do ta marrë vendin e vet të anëtares së NATO-s, sepse ju së bashku me ne dhe Shqipërinë i plotësuat kushtet’’, theksoi presidenti Mesiq.

Ai edhe një herë theksoi se kontestet bilaterale nuk mund të jenë pengesë për integrimet euroatlantike dhe se ai pret që Republika e Maqedonisë të marrë datë.

"Gjithsesi se proceset eurointegruese doemos duhet të mbarojnë me integrimin e plotë të të gjitha shteteve në rajon,e me këtë Evropa e bashkuar të bëhet subjekt i vërtetë politik i stabilitetit dhe prosperitetit në botë’’, shtoi Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.
 
 

 
a

Na ndiqni në: