Udhëheqja parlamentare



E enjte, 31 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOVKSI PËR VITIN E RI PARA DEPUTETËVE DHE SHËRBIMIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Të nderuar,
Vetëm disa orë na ndajnë nga Viti i Ri 2010. Pas nesh mbetet viti i vjetër 2009, i cili nuk ishte i lehtë për të gjithë, por ne e mbaruam me sukses. Dua t'i falënderoj jo vetëm nënkryetarët, deputetët, koordinatorët e grupeve parlamentare, por veçanërisht të punësuarit në administratën e Kuvendit me angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre të plotë. Ndërsa ky sukses shihet përmes raportit të Komisionit Evropian në të cilin shumë qartë janë theksuar rezultatet pozitive të arritura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me këtë të gjithë ne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë treguam se kemi kapacitet profesional dhe demokratik, prandaj edhe jam i bindur se gjithashtu do t’u përgjigjemi edhe sfidave të cilat na i sjell Viti i Ri. Jam i sigurt se edhe si deputetë edhe si shërbim profesional dhe në Vitin  e Ri 2010  do të vazhdojmë me përgjegjësi dhe në mënyrë kualitative t’i realizojmë përcaktimet tona strategjike, por para së gjithash të punojmë në interes të shtetit dhe të qytetarëve.

Pikërisht me këto dëshira, por edhe bindje, më lejoni që të gjithë juve t’ua uroj Vitin e Ri 2010 dhe festat e Krishtlindjeve, duke ju dëshiruar juve dhe familjeve tuaja para së gjithash shëndet, fat personal dhe punë të suksesshme.
 

 

Click