Udhëheqja parlamentare



E premte, më 25 shtator 2009

KRYETARI I KUVENDIT VELJANOSKI FOLI NË KONFERENCËN PËR IMPLEMENTIM TË PROTOKOLLIT OPCIONAL PËR KONVENTËN KUNDËR TORTURËS DHE THEMELIMIT TË MEKANIZMIT NACIONAL PARANDALUES NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Zonja dhe zotëri,
 Shkëlqesi,
Më mirë të parandalohet se sa të shërohet. Ky mendim shumë i thjeshtë, i cili besoj se është e vjetër sa edhe qytetërimi njerëzor, në mënyrën më të thjeshtë tregon mençurinë e njeriut. Gjithashtu, ky mendim është aktual edhe sot dhe paraqet drejtimin e vërtetë për mënyrën se si duhet të sillemi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sjelljen tonë individuale apo prapë bëhet fjalë për funksionimin e institucioneve.   

Pikërisht për këtë arsye edhe konferencën tuaj e kuptoj në atë aspekt, si të përforcojmë dhe të vendosim mekanizëm nacional për preventivën para torturës.

Më lejoni të kujtoj se në vitin 2006 ne e kemi nënshkruar Konventën kundër Torturës, ndërsa në vitin 2008 muajin dhjetor kemi ratifikuar edhe Protokollin Fakultativ për konventën e përmendur. Bëhet fjalë për akte të rëndësishme ndërkombëtare që janë pjesë e  korpusit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

Me Ligjin për Ratifikim të Protokollit të përmendur më konkretisht në nenin 4, roli i mekanizmit nacional preventiv për mbrojtje prej torturës i është dhënë avokatit të popullit, përkatësisht onbudsmanit. Ndërkaq, kjo është praktikë në shumicën e shteteve evropiane, meqenëse gjithkund onbudsmani jo vetëm që i mbron të drejtat njerëzore, të shkelura nga ana e institucioneve shtetërore, por vepron edhe në mënyrë preventive.

Zonja dhe zotërinj,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që proceset e globalizimit janë të pashmangshme dhe kërkojnë zgjidhje universale për shumë çështje ndër të cilat përfshihet edhe preventiva e torturës. Republika e Maqedonisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, kurse edhe si shtet jemi përcaktuar për integrimet euroatlantike. Prandaj nga njëra anë duhet t'i pranojmë ato zgjidhje dhe standarde universale dhe të punojmë në zhvillimin e tyre. Vetëm kështu, me të vërtetë, mund të jemi pjesë e këtij globalizimi, përkatësisht e proceseve të integrimit. 

Për fat të keq, jemi dëshmitarë që edhe në shtetet më të zhvilluara demokratike ka shembuj prezent të torturës, mundimit dhe nënçmimit të personave, të cilat ndoshta me të drejtë janë vendosur në institucione të mbyllura.  Por edhe në këta shembuj nuk duhet të ketë torturë, mundim dhe nënçmim të personave të burgosur.

Prandaj preventiva, ndërsa unë do të kisha shtuar edhe sanksionimi legjislativ, duhet të jetë prezent dhe të përforcohet vazhdimisht. Nga ana tjetër, si person juridik që në karrierën time profesionale kam punuar si avokat, në pushtetin ekzekutiv, kurse tani edhe në atë ligjvënës, e di shumë mirë se vetëm me vendime ligjore nuk mund të luftoni torturën. Mendoj që tortura është e lidhur ngushtë me paragjykimet dhe stereotipat, përkatësisht me vetëdijen e secilit individ. 

Meqë bëhet fjalë për faktor subjektiv, preventiva është edhe më shumë e nevojshme dhe ajo duhet të përforcohet. Në këtë, jam i bindur, rol të veçantë ka sektori joqeveritar i cili nëpërmjet përforcimit të vetëdijes demokratike, bashkë me institucionin Avokati i Popullit, por edhe me institucionet tjera mund të bëjë shumë në preventivën e torturës.

Gjithsesi edhe përvojat e shteteve tjera mund të na ndihmojnë shumë për preventivë më efikase të torturës.

Me këtë rast dëshiroj veçanërisht të theksoj se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kemi komision anketues të vazhdueshëm i cili, gjithashtu, ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave njerëzore, ndërsa në ato korniza dhe të preventivës së torturës. Njëkohësisht si dhomë ligjvënëse edhe deri tani kemi bashkëpunim të vërtetë dhe të frytshëm me Avokatin e Popullit i cili është bartës i preventivës të torturës, ndërkaq ju siguroj që jemi të përgatitur të thellojmë vazhdimisht atë bashkëpunim.
 
Në fund më lejoni t'u dëshiroj punë të mbarë, ndërsa mysafirëve tanë t'u dëshiroj qëndrim të këndshëm në Maqedoni.

Ju faleminderit për vëmendjen.  

Click