Udhëheqja parlamentare



E martë, 7 korrik 2009

KRYETARI VELJANOSKI E HAPI MOTO EDICIONIN E 48-TË TË FESTIVALIT BALLKANIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE NË OHËR

Të nderuar  zonja dhe zotërinj,
shkëlqesi,
miq të dashur,

Festivali ballkanik i këngëve dhe valleve popullore me  përmbajtjen e vet, sot paraqet manifestim të njohur kulturor jo vetëm për Ohrin dhe Maqedoninë, por edhe në rajon dhe më gjerë. Shkak për këtë është fakti se  përmbajtja e  tij e prezanton një nga kreativitetet më të rëndësishme të njeriut, por edhe vlerën e përgjithshme të civilizimit njerëzor, e kjo  është  muzika dhe  folklori. Njëkohësisht këngët popullore dhe folklori janë pjesë e qenies kulturore dhe nacionale të çdo populli.
Manifestimet e këtilla e kanë edhe një dimension shumë të rëndësishëm, e kjo është njohja me kulturën e popujve të ndryshëm dhe  tejkalimi i disa stereotipave, e nëse doni edhe antagonizmave që  për  fat  të keq janë prezente.

Fakti se festivali juaj mbahet për  të 48-ën herë dhe në të marrin pjesë grupe folklorike nga rajoni, fqinjët tanë, por edhe më gjerë nga Evropa dhe kontinentet  tjera, e përcakton nga njëra anë kategorinë universale të muzikës, përkatësisht të këngëve dhe valleve popullore që nuk  njeh kufij, nuk njeh politikë ditore, nuk njeh barriera dhe dallime gjuhësore dhe kulturore. Besoj se vallja jonë Teshkoto do ta kuptojnë dhe do të nxisë emocione në rajon dhe në Evropë, por edhe në cilëndo qoftë pikë të botës. Gjithashtu, që për ne është e kuptueshme polka, ose vallja temperamente e  popujve afrikanë, ose vallet elegante të popujve  te lindjes së largët.

Miq të nderuar,

Populli maqedonas është i njohur me atë se pikërisht nëpërmjet valleve dhe këngëve popullore i ka  shprehur ndjenjat e veta edhe kur  ka qenë i gëzuar ose  kur  ka qenë i pikëlluar, kur ka  shkuar në mërgim, por  edhe kur ka luftuar për lirinë e  vet. T’ua kujtoj një mëndim të shkrimtarit të madh kroat Mirosllav Kërlezha që shkroi “Maqedonia është vendi në të cilin në frymën magjike të daulles Shënmëria vallëzon këmbëzbathur”.

Por njëkohësisht çdo herë kemi qenë të hapur edhe për muzikën dhe për këngën dhe vallen popullore të fqinjëve tanë, edhe më gjerë. Këtë transparencë dhe respekt për tjetrin, të ndryshëm nga ne, çdo herë kemi ditur që ta shprehim.

Si maqedonas, kemi ditur edhe në kohërat më të vështira për ne, ta ruajmë folklorin tonë, ta ruajmë këngën tonë popullore dhe t’ua bartim gjeneratave të ardhshme. Pikërisht manifestimet e këtilla siç është Festivali Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore, e jep kontributin e vet për ruajtjen dhe zhvillimin e këngës dhe valles popullore maqedonase, përkatësisht folklorit tonë.

Prandaj me këtë rast dua t’u shpreh falënderim  dhe mirënjohje organizatorëve të këtij manifestimi, Qendrës për kulturë Gligor Përliçev nga Ohri, si dhe Ministrisë për Kulturë, me ndihmën materiale të së cilës organizohet ky festival.

Zonja dhe  zotërinj, miq të nderuar dhe pjesëmarrës të dashur,

Besoj se edhe këtë vit Festivali juaj do të kalojë sikur të gjithë të kaluarat, në frymën e asaj bukurie dhe kënaqësie që na e sjell kënga dhe vallja popullore, pa dallim nga cili meridian vjen. Besoj se mysafirët tanë që marrin pjesë, këtu në mes nesh do të ndjehen këndshëm siç thuhet si në shtëpi, duke u kënaqur në bukuritë e Ohrit dhe duke e njohur begatinë tonë kulturore dhe nacionale, dhe se çdoherë në kujtesën e tyre do të mbeten përjetimet e këndshme nga vizita në Ohër dhe Maqedoni.

Më lejoni që me këtë ta shpalli të hapur, Festivalin e dyzetetetë ballkanik, të këngëve dhe valleve popullore.

Click