Udhëheqja parlamentare



E hënë, 20 shtator 2010

Fjalim hyrës i kryetarit Veljanovski në Takimin ndërshtetëror konsultativ për rolin e parlamenteve në promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve

Të nderuar miq,
Të nderuar,
Zonja dhe zotërinj,

Jam i nderuar që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është nikoqir i këtij takimi të rëndësishëm në të cilën do të flitet për rolin e parlamenteve dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve. Kjo është ngjarja e parë, nga seri ngjarjesh  që të do pasojnë, në të cilën Kuvendi i Republikës do të demonstroj synim të veçantë për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

Përkushtimi i jonë ka të bëj me mirëkuptimin e përgjegjësisë së madhe të cilën e kemi, por gjithashtu ka të bëj dhe me mirëkuptimin që ne e kemi autoritetin, aftësinë dhe vullnetin që të bëjmë ndryshime të rëndësishme në jetën  fëmijëve në vendet tona. 

Ne të gjithë shpesh themi se fëmijët janë pasuria jonë më e madhe, megjithatë, pyetem se sa kemi arritur në sferën e drejtave të fëmijëve.  Fëmijët janë anëtarët më të prekshëm të shoqërisë, dhe  për atë të drejtat e tyre cenohen në mënyrën dhe formën më të vrazhdë. Të gjithë ndjejmë tmerr  për pedofilin, eksploatimin e fëmijëve si forcë punëtore përmes përfshirjes së konflikteve të armatosura. I përmenda vetëm shembujt më drastik. Megjithatë, në frymën e drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme, fëmijët kanë dhe të drejta të tjera të cilët janë njësoj të barabarta, siç është e drejta për jetën, ekzistencën dhe zhvillimin, si dhe të drejtën të jenë të dëgjuar dhe të  kuptuar. Kontestimi i këtyre të drejtave rrallë herë mbaron në faqet kryesore të gazetave, ndërsa ato janë megjithatë në qenien e drejtave të fëmijëve.

Nëse e shikojmë legjislacionin maqedonas, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte i mbron të drejtat e fëmijëve, mund të theksojmë se fryma e parimi i Konventës për të drejtat e fëmijës janë të inkorporuar në legjislacionin vendas. Nga ana tjetër, edhe te ne kemi më tepër raste të shkeljes së drejtave të fëmijëve, dhe për fat të keq ndodhin edhe shfaqje më të vrazhda patologjike siç është keqtrajtimeve. -Mesiguri, institucionet, këtu mendoj si në pushtetin ekzekutiv, ashtu edhe atë gjyqësor, ndërmarrin masa për zbulimin dhe sanksionimin e këtyre dukurive të tmerrshme, por ne të gjithë e dimë se shumë më efikase është preventiva  se sa sanksionet.

Parlamentet munden dhe duhet të kenë rol më aktiv dhe më të përkushtuar në këtë sferë të ndjeshme nga jeta jonë.  Përveç miratimit të ligjeve dhe akteve të tjera, parlamentet, gjithashtu kanë detyrë të kryejnë mbikëqyrje mbi zbatimin dhe kryerjen e ligjeve, dhe në atë drejtim duhet të jemi më aktiv dhe më të qetë.

Në vitin 2009,me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me UNICEF, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë bëri angazhim shumë të rëndësishëm me qëllim që të shfrytëzoj kompetencat e tyre në përparimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut. Me Memorandumin themeluam dy trupa të cilët përpiluan plan pune, i cili përfshin më tepër debate publike dhe vizita në teren  lidhur me çështje të rëndësishme, siç janë legjislacioni vendas dhe Konventa për drejtat e njeriut; dhuna në shkollë dhe të drejtat e të miturve.  Do të zbatojmë analizë të buxhetit dhe të ligjeve në pikë pamje të drejtave të fëmijëve. Dhe çka është më përkatëse për këtë takim konsultativ, gjithashtu morëm përgjegjësi ta shqyrtojmë  mundësin për themelimin e Komitetit të përhershëm për të drejtat e fëmijëve.

 Si trup i parë parlamentar  në botë i dedikuar mbrojtjes së interesave të fëmijëve në punë në parlamentin nacional, Komisioni për Çështje të Fëmijëve në Bundestag  paraqet model të mundshëm të cilin duhet ta marrim parasysh dhe ta shqyrtojmë. Ngjashëm me këtë, Komisioni për fëmijë në parlamentin serb-grup i cili jo shumë herët u tjetërsua nga trup joformal në atë të përhershëm-gjithashtu ka përvojë të konsiderueshme dhe relevante të cilën mund ta ndaj me neve. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të kemi mundësi të kuptojmë më tepër për përvojat e tyre që do të na ndihmojnë në shqyrtimin e mundësisë së themelimit Komitet.

Edhe pse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për momentin nuk ka komitet të përhershëm i cili veçanërisht i është dedikuar fëmijëve, unë jam krenar që në kuadër të komisioneve të ndryshme dhe në  punën e Kuvendit, gjithashtu të kemi suksese në atë që e kanë arritur fëmijët dhe pyetjet e fëmijëve të merren parasysh në ligje, në alokimin e mjeteve buxhetore dhe në sfera të ndryshme nga debati parlamentar. Jam i bindur se përvoja jonë, gjithashtu , do të jetë në interes të kolegëve tanë nga Gjermania dhe Serbia.

Në frymën e realizimeve progresive të drejtave, çdoherë mundet të bëhet më tepër për realizimin universal të drejtave të njeriut. Gjatë dy ditëve të ardhshme, do të kemi mundësi të mësojmë njëri nga tjetri dhe të inspirohemi që të realizojmë arritje më të mëdha për fëmijët në vendet tona dhe si individ edhe ashtu kolektivisht.

Parlamentarët i paraqesin grupet e ndryshme dhe interesat e ndryshme të njerëzve të cilët i kanë zgjedhur. Edhe pse ajo është pjesë e demokracisë, ajo megjithatë nënkupton se deputetët kanë qëndrime të ndryshme, mendime, por edhe prioritete. Megjithatë, jam i bindur se të gjithë në këtë sallë do të harmonizohen, se  kur bahet fjalë për efektin e përparimit të drejtave të fëmijës, të gjithë parlamentarët, pa strategjinë e tyre nacionale, mekanizmave dhe përkrahjes financiare pa marrë parasysh cilës parti ose grup interesi i takojnë, janë të bashkuar.

Për atë, do të doja ta shfrytëzoj këtë rast solemn, ta shprehi faleminderimin tonë Zyrës së UNICEFIT për përkrahjen e  tyre në organizimin e këtij takimi.  Gjithashtu, do të doja ta shprehi faleminderimin tonë kolegëve të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Serbisë për atë se ndan disa ditë nga renditja e tyre e zanë që të na bashkohen gjatë dy ditëve të ardhshme dhe t'i ndajnë përvojat e tyre me ne. Gjithashtu, dua t’ju faleminderoj kolegëve të mi, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me çka u kyçën në takimin së bashku që ta nxisim koncenzusin politik të të gjithë faktorëve politik në vend që të demonstrojmë përgatitje drejt përparimit dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Që të bëjmë hap përpara duhet të jemi të sinqertë me  veten jo vetëm për arritjet e tona, por, gjithashtu dhe për kufizimet e tona. Për atë e di se  do të më përkrahni dhe do të angazhoni ky takim të jetë i zbatuar në frymën e sinqeritetit.

Ju dëshiroj diskutim të frytshëm gjatë këtyre dy ditëve.

Ju faleminderit.

Click