Udhëheqja parlamentare



E premte, 11 qershor 2010, Limasol, Qipro

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN EVROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE

i nderuar kryetar,
zonja dhe zotërinj,
Ekselencë,

Kur flasim për demokraci, çdoherë mendojmë në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit, përkatësisht të bashkëpunimit të tyre, por edhe të tensioneve të cilat janë të pranishme në ato relacione Për dallim nga qeveria,e cila sipas karakterit të vet është shumë më monolite, kuvendi si bartës i pushtetit ligjvënës e shpreh politikën, ndërsa në disa raste edhe pluralizmin nacional të çdo shoqërie. Parlamentet e çdo shteti demokratik punojnë maksimalisht ,në mënyrë transparente, ashtu që publiku, përkatësisht ato të cilët na zgjedhin mund ta vlerësojnë punën e shumicës së opozitës.

Prania e opozitës në demokracinë parlamentare, në të vërtet, është pjesë e të drejtave njerëzore. Mu prania e saj dhe pranimi, si realitet politik, paraqet kriter bazë e cila një shoqëri ose shtet vlerësohen si demokratike ose autoritative.

Vetëm në dy shtete evropiane vendi i opozitës është e rregulluar me kushtetutë, përkatësisht me ligje. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës, përkatësisht institucionet e tyre, Kuvendi parlamentar dhe Komisioni i Venecisë, kanë më tepër rezoluta dhe dokumente tjera të cilët qartë e definojnë këtë çështje. Në mënyrë plotësuese, kur flasim për të drejtat dhe detyrimet e opozitës, ajo është ngushtë e lidhur me kulturën politike, ndërsa kultura politike është proces i cili nuk mundet thjeshtë që të ndërmerret por të ndërtohet. 

Zonja dhe zotërinj,

Në parlament mund të kemi opozitë të vërtet, e cila nuk do  të ishte vetëm dekor, veçanërisht përmes zgjedhjeve lira dhe demokratike. Në Republikën e Maqedonisë, nga mëvetësimi i tij deri tani, janë mbajtur 6 zgjedhje parlamentare, të cilat janë të karakterizuara si të drejta dhe demokratike, përkatësisht zgjedhje të cilat i plotësojnë standardet evropiane. Ajo qartë qëndron në raportet e OBSE-ODIHR dhe Këshillit të Evropës. Në atë mënyrë, në përbërjen aktuale të parlamentit tonë, në tërësi reflektohet vullneti i zgjedhësve.

uvendi i Republikës së Maqedonisë, si dhe të gjitha parlamentet demokratike, punojnë sipas Rregullores, e cila sipas dispozitave të tyre nuk e favorizon as shumicën qeverisëse, as opozitën, por e sigurojnë barazinë dhe përgjegjësin e çdo deputeti në procesin gjithëpërfshirës të miratimit të ligjeve, përkatësisht në të gjitha aktivitetet në parlament. Për atë do të ndalesha në disa zgjidhje praktike të cilët e shprehin gjendjen e opozitës në Kuvendin tonë.
Njëri nga tre nënkryetarët e Kuvendit zgjidhet me propozim dhe është nga radhët e opozitës. Gjithashtu, përfaqësues të opozitës udhëheqin dhe disa komisione të rëndësishme parlamentare, siç janë për shembull Komisioni për Buxhet, Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Qytetarëve, Komisionit për Mbikëqyrje mbi Punën e Drejtorisë për Sigurim dhe kundërzbulim dhe të agjencisë për zbulim, si dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Mekanizëm i rëndësishëm përmes të cilit reflektohet gjendja e opozitës, përkatësisht të drejtat e tyre janë koordinimet e rregullta në të cilën marrin pjesë koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, nënkryetarët e Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa me të cilat udhëheq kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në koordinimet, më shpesh me konsensus, përcaktohet dinamika e mbajtjes së seancave plenare dhe rendi i ditës, puna e trupave punuese dhe në përgjithësi për punën gjithëpërfshirëse parlamentare. Gjithashtu, nga ana e përfaqësuesit të Qeverisë, rregullisht marrim informacione për projektet e ardhshme ligjore të cilët i përgatit, ndërsa në atë mënyrë dhe shumica munden me propozime të tyre dhe vërejte të ndikojnë në punën e tyre.

igji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i miratuar jo shumë vonë, gjithashtu është në funksion të forcimit  të parlamentarizmit, ndërsa me atë edhe forcimit të drejtave dhe detyrimeve të opozitës përkatësisht të gjithë deputetëve. Me këtë ligj forcohet funksioni mbikëqyrës i parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv, me çka për çdo komision të kuvendit mundet të organizohet debat mbikëqyrës për temë konkrete, përkatësisht zbatimin e ligjit të caktuar. Në këto debate marrin pjesë deputet, përfaqësues të qeverisë në nivelin e ministrave ose zëvendës-ministrave, pastaj ekspertë, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Dhe duhet të theksoj se atyre opozita deri tani tregoi shumë qasje kritike, por qasje konstruktive.

Gjithashtu, veçanërisht kujdes të posaçëm dedikojmë sigurimin e kushteve materiale, hapësinore dhe kushte tjera për punë normale të çdo deputeti, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën  opozitës.  Gjithashtu, kemi të hapura mbi 50 zyre parlamentare në brendësi të shtetit me asistentë të cilët i shërbejnë të gjithë deputetëve për kontakte të rregullta me qytetarët. Më tutje, çdo e enjte e fundit e muajit mbahet seancë plenare në të cilën deputet parashtrojnë pyetje Qeverisë, me çka deputet parashtrojnë pyetje Qeverisë, me çka deputetët e opozitës kanë të drejtë të parashtrojnë dy here më tepër pyetje të shumicës parlamentare.
 
Zonja dhe zotërinj,

Transparenca në punën e çdo parlamenti është kusht pa të cilin nuk mund të flasim për demokracinë parlamentare, ndërsa në ato korniza dhe për të drejtat dhe detyrimet e opozitës. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë procesi i gjithëmbarshëm legjislativ mbahet në formë elektronike, nga ardhja e ligjit ose materialit tjetër përmes parashtrimit të amendamenteve deri në miratimin.  E gjithë kjo përmes ueb –faqes tonë është e kapshme deri të publiku më i gjerë. Gjithashtu, stenogramet nga debatet e komisioneve, konkluzioneve, si dhe stenogramet nga seancat plenare përmes ueb-faqes janë të kapshme për publikun. Mjet shumë i rëndësishëm është TV Kanali i Kuvendit, në të cilën drejtpërdrejtë emitohen të gjitha seancat plenare, emitohen debatet nga komisionet, debatet mbikëqyrëse dhe ashtu me radhë.  Këtë e theksoj nga shkaku që në këtë mënyrë opozita, por edhe shumica, në mënyrë transparente dhe para publikut mund t’i bartin qëndrimet e tyre, në mënyrë shumë transparente dhe para publikut mund t’i bartin qëndrimet e tyre, mendimet dhe argumentet, ndërsa publiku mund të vlerësoj punën si deputet.
 
Të nderuar koleg,

uk do të doja kjo të kuptohet si fotografi disi virtuale ideale. Njëherit, çështja e opozitës dhe e shumicës është çështje e cila nuk mbaron njëherë për gjithmonë, por duhet në vazhdimësi të ngrit kapacitetet dhe të zhvillohet.

Ajo që personalisht më inkurajon është fakti se i kemi të miratuara dhe zbatuara standardet themelore të parlamentarizmit bashkëkohor dhe shkojmë në drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për opozitën dhe të drejtat dhe detyrimet. Me atë rast, dua ta theksoj rolin dhe ndihmën të cilën e kemi marrë dhe e marrim  nga Këshilli i Evropës dhe trupat e tij, para së gjithash mendoj në Komisionin e Venecisë. Mu për atë, besoj se nga konferenca jonë të gjithë do të kthehemi në shtëpi me përvoja të reja, me rekomandime të përbashkëta si dhe më tutje ta zhvillojmë demokracinë parlamentare. Në fund, dua të shprehë faleminderit nikoqirit tonë për organizimin  shkëlqyer të kësaj konference.

Ju faleminderit.

Click