Udhëheqja parlamentare



E premte, 21 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

I nderuari kryetar i Asamblesë Parlamentare pranë Këshillit të Europës, Zoti Mevlut  Çavushoglu
Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuari ministër,
Të nderuara zonja dhe zotërinj, shkëlqesia juaj

Para 20 vitesh në flamurin e Këshillit të Europës ndriçonin vetëm 12 yje, kurse sot ka 47 shtete anëtare me mbi 830 milionë europianë,  përkatësisht u realizua ideja e  një burrështetasi të madh europianit Uinston  Çerçil- "Le të krijohet Europa" ide që u proklamua në vitin e largët 1946.
 Para plot 20 vitesh nocionet: liritë dhe të drejtat  njeriut, demokracia parlamentare, ekonomia e tregut ishin tabu tema për të gjithë ne që ishim përtej perdes të hekurt, përkatësisht ishin vetëm fasadë për t'i mbuluar sistemet  njëpartiak.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Europës është i pranishëm që nga viti 1993 , ndërkaq në vitin 1995 u bëmë anëtare me të drejta të plota, ndërsa sot  kryesojmë me Komitetin e Ministrave të këtij institucioni më të vjetër europian. 

Këtë që e thash më sipër e bëra me një qëllim të vetëm që edhe një herë tu përkujtoj se respektimi konsekuent i parimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë parlamentare, solidaritetit dhe respektimi i diversitetit ndërmjet nesh, janë themelet mbi të cilat para plot 61 vitesh u themelua Këshilli i Europës mbi të cilat mbështetet ardhmëria e Europës por edhe armëria e secilit shtet veç e veç. Pikërisht mbi këto vlera dhe standarde Këshilli i Europës dhe institucionet e tij dhe para së gjithash Gjykata Europiane Për të Drejtat e Njeriut e gjen fuqinë  morale dhe autoritetin të cilat i tejkalojnë kufijtë e Europës.

Zonja dhe zotëri, të nderuar koleg

Republika e Maqedonisë është shtet unitar, dhe në të njëjtën kohë shoqëri multinacionale, multikulturore dhe multifunskionale. Pikërisht, përmes respektimit të drejtave individuale dhe kolektive, përmes respektimit të principeve të demokracisë parlamentare, përmes dialogut dhe bisedimeve i tejkaluat të gjitha sfidat. Me atë rast, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ka rolin kryesor në këto procese. Në këtë institucion i miratuam ndryshimet kushtetuese të cilët dalin nga Marrëveshja e Ohrit, mu këtë dispozita kushtetuese i shndërruam në ligje, këtu udhëheqim ndonjëherë edhe politika të ashpra politike për ligje konkrete. E gjithë kjo ishte qartë e theksuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian kur morëm edhe rekomandime për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian.  Të gjithë e dimë përse kjo nuk ndodhë. Edhe pse e di se konferenca jonë dhe në përgjithësi Këshilli i Evropës nuk është vend ku zgjidhen kontestet bilaterale, ndërsa i atillë është kontesti me fqiun tonë jugor rreth emrit tonë kushtetues, megjithatë duhet të theksoj se ne si parlament miratuam disa dokumente që e detyrojnë Qeverinë që ti vazhdoj bisedimet të cilat i mbajmë me Greqinë nën mbikëqyrje të Kombeve të bashkuara. Në këto dokumente qartë është theksuar se zgjidhja e këtij kontesti nuk mundet të prek identitetin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas. Ndërsa respektimi dhe mbrojta e identitetit nacional, kulturor dhe gjuhësor të çdo individi është njëri nga principet themelore të Këshillit të Evropës.

Zonja dhe zotërinj,

Për prioritetet gjatë kryesimit maqedonas me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës në detaje do të flasë kryesuesi, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Miloshovski, personalisht më gëzon fakti se me këtë takim të parlamentarëve, me punë fillon kryesimi maqedonas. Për atë më lejoni t’i kthehem disa punëve kyçe të cilët ne si Kuvend i punojmë, ndërsa kanë dy qëllime.  E para është ofrimi jonë, përkatësisht harmonizimi me të drejtën evropiane, ndërsa e dyta është demokracia parlamentare. Në atë drejtim  kujdes të veçantë i kushtojmë forcimit  të kontrollit të Kuvendit kur bëhet fjalë për implementimin e ligjeve të cilët i bartim, ndërsa megjithatë dhe funksionin kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv e cila del nga kompetenca jonë kushtetuese. Gjithashtu punojmë në forcimin e hapjes dhe transparencës së Kuvendit. Kjo veçanërisht është përmirësuar  me vendosjen  e ashtuquajturës parlamenti elektronik përmes të cilës zhvillohet procesi i gjithëmbarshëm ligjvënës, ndërsa e gjithë kjo përmes ueb-faqes tonë është e kapshme për çdo qytetar. Përkatësisht, përmes teknologjive të reja të komunikimit, para së gjithashtu para internetit, nga njëra anë përforcohet transparenca në punën tonë, dhe në të njëjtën kohë mundësohet komunikim më i madh në Kuvend, që neve, deputetëve i mundëson jo vetëm t'i dëgjojmë por edhe t'i kuptojmë propozimet, mendimet dhe interesat e qytetarëve tanë.  Vëmendje të veçantë i kushtojmë bashkëpunimit me sektorin joqeveritar nëpërmjet projekteve të përbashkëta më të ndryshme. Kështu që, javën e kaluar në kuadër të shënimit të Ditës së e Evropës kishim dy tribuna të organizuara dhe të udhëhequra nga sektori joqeveritar.  Gjithashtu, si parlament vëmendje të madhe i kushtojmë bashkëpunimit rajonal. Kjo është veçanërisht e rëndësishme jo vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por edhe për përforcimin e stabilitetit të gjithë rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantike. Gjithsesi, doemos duhet ta përmend edhe delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare e cila me aktivitetin dhe angazhimin e vet kontribuon në përforcimin e dimensionit parlamentar të Këshillit të Evropës. 

Zonja dhe zotërinj,

Nuk dua të kuptohem gabimisht se ofroj ndonjë pasqyrë ideale virtuale për Republikën e Maqedonisë. Përkundrazi, unë personalisht dhe të gjithë kolegët e mi deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe institucionet tjera shtetërore jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë edhe shumë edhe atë në të gjitha sferat. Na presin shumë reforma qenësore, duke u nisur nga sistemi i jurisprudencës, por edhe reforma në sfera tjera. Gjithashtu doemos duhet të punojmë vazhdimisht dhe t'i zhvillojmë të gjitha mekanizmat të cilat janë në funksion të të drejtave individuale dhe kolektive të njeriut. Doemos duhet ta thellojmë bashkëpunimin me sektorin joqeveritar.

Deri tani për të gjitha këto çështje patëm me të vërtetë ndihmë të madhe nga Këshilli Evropian. Njëkohësisht disa zgjidhje dhe përvoja nga Republika e Maqedonisë gjithashtu mund të jenë të dobishme për shtete tjera dhe ne jemi të gatshëm t'i ndajmë këto përvoja.

Për këtë qëllim, në fund do të doja që edhe një herë t'ju falënderohem të gjithë juve dhe Këshillit të Evropës në përgjithësi. Besoj se gjatë kryesimit maqedonas me Komitetin e Ministrave si shtet do të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejmë të këtij asociacioni tonë të vjetër, por shumë të rëndësishëm evropian. Juve kolegë të nderuar ju dëshiroj punë të frytshme dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Maqedonisë.

Ju faleminderit.

Click