Udhëheqja parlamentare



E hënë, 20 shtator, 2010

FJALIM PËRSHËNDETËS I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR MIGRIME, EMIGRANTË DHE POPULLATË NË AP TË KE

I nderuar kryetar i Komisionit , z. Grinvej,
Të nderuar koleg deputet,
Zonja dhe zotërinj,

E kam nderim dhe kënaqësinë që mund në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal ta hapi mbledhjen e Komisionit të AS të KE për Migrim, Emigrantë dhe Popullatë në kohën  e Kryesimit të Maqedonisë në Këshillit e Evropës.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i kushton rëndësi të veçantë të mundësisë për here të parë të kryesoj me organizatën më të vjetër panevropiane dhe të jep kontribut të vetin në realizmin e qëllimeve të përbashkëta Evropiane. Nga marrja e statusit të anëtarit të plotë në vitin 1995, Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në punën e të gjitha institucioneve të cilët janë në kuadër të Këshillit të Evropës, por njëkohësisht dhe me përgjegjësi i realizon detyrimet e veta të cilët dalin nga vet anëtarësimi.

Përkushtimi i ynë drejt promovimit të gjerë të qëllimeve dhe synimeve të Këshillit të Evropës në vitin e kaluar është përforcuar dhe shprehur përmes më tepër aktiviteteve. Me rastin e 60 vjetorit nga formimi i Këshillit të Evropës organizuam seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dedikuar afirmimit dhe principeve lidhur me të drejtat e njeriut dhe lirit, demokracinë dhe të drejtën e sundimit, vlerave me të cilat  identifikohen të gjitha shtetet demokratike në Evropë. Ishin organizuar kampanja dhe tryeza të rrumbullakëta  të dedikuar të drejtave të fëmijëve , drejtat  e grave, personave me të meta dhe tema tjera aktuale të ngritura në KE. Në periudhën e Kryesimit Maqedonas me Këshillin e Evropës ishim nikoqir në mbledhjet e Byrosë dhe Komitetit të Përhershëm dhe ja tani në mbledhjen e Komisionit tuaj.

Iniciativa e Komisionit për Migrime, Emigrantë dhe Popullatë t’i dërgohet ftesë të mbajë mbledhje në Republikën e Maqedonisë ishte inspiruar dhe nga fakti që temat që janë lëndë e debateve të juaja janë shumë aktuale, si në rajonin tonë ashtu edhe në tërë Evropën.

Zonja dhe zotërinj,

Këshilli i Evropës përmes konventave të tija dhe kampanjave e ngrit vetëdijen  në 800 milion Evropian dhe në bashkëpunim me Unionin Evropën vendos standarde në shumë sfera të mbrojtës dhe për vetëdijen drejtave të njeriut. Lufta kundër kontrabandës dhe tregtisë së palejuar me njerëz është njëra nga ato. Bëhet fjalë për robërim modern dhe një ndër format më të këqija të shkeljes së drejtave të njeriut. Kjo dukuri nuk njeh kufij dhe mund të çrrënjoset vetëm me qasje të përbashkët në planin ndërkombëtar. Për atë qëllim ekzistojnë një sërë instrumentesh të Këshillit të Evropës , ndër të cilat, pas rëndesës së tij, ndahet Konventa për Luftë kundër Tregtisë me njerëz. Me atë sigurohet ndëshkimi i kundërvajtësve dhe mbrojtja e viktimave.

Duke udhëhequr sipas rekomandimeve të AP të Këshillit të Evropës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në maj vitin e kaluar e ratifikuan  këtë Konventë, ndërsa Republika e Maqedonisë merr pjesë në vazhdimësi ndërsa në mënyrë aktive në mekanizmat transacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz. Në vitet e fundit shteti ynë shënon përparim të konsiderueshëm në luftën kundër tregtisë me njerëz, që ishte notuar në raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare.

Me liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe disa shtete tjera nga rajoni është vërejtur rritje e konsiderueshme të kërkesave për azil në vendet -anëtare të UE-së. Nga ana Qeverisë janë të ndërmarra masa përkatëse  preventive të cilët dhanë rezultate dhe gjendja është normalizuar. Numri i personave kërkues të azilit është zvogëluar në mënyrë evidente- deri në numër të konsiderueshëm. Në më tepër raste tani më janë kumtuar dënime në para, por edhe ndalesa për punë të agjencive turistike të cilat  ishin lëndë e kontrollit. Vazhdojnë aktivitetet preventive për rritjen e vetëdijes dhe informimit të qytetarëve për përmbajtjen e vërtet të liberalizimit të vizave, ndërsa për pasojat negative dhe problemet që për ta mundet të shkaktohen nëse janë kërkues të pasuksesshëm të azilit.

Publiku botëror me vëmendje dhe kujdes i përcjell ngjarjet e fundit lidhur me Romët në disa shtete Evropiane. Për atë, me të drejtë në AP të Këshillit të Evropës është ngritur iniciativë për kjo çështje të jetë shqyrtuar me procedurë urgjente të sesionit të ardhëm të tetorit.  Sipas fjalëve të Komisarit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, z. Tomas Hamarberg, për fat të keq, ekzistojnë tendenca për diskriminim dhe represion të Romëve. Ai drejton dhe kritika të ashpra për vendimin e disa shteteve evropiane për kthimin e refugjatëve Romë në vende me origjinë dhe thirr në integrimin e tyre lokal. 

 Më lejoni të ju informoj se bashkësia etnike rome te ne është kategori kushtetuese, si dhe bashkësitë tjera etnike i gëzojnë të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive për ruajtjen e dhe zhvillimin  identitetit të tyre nacional, kulturor dhe gjuhësor. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, qysh nga përbërja e parë parlamentare dhe deri më sot, Romët kanë deputet të tyre, të pranishëm janë në Qeveri, ministri, ndërsa kemi edhe kryetar Rom. Konsiderojmë se jemi njëra nga shtetet  e rralla në të cilën është siguruar arsimi fillor në gjuhën Rome. Si shtet-kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian, e miratuam Strategjinë Nacionale për integrim të plotë të Romëve, për përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe social. Ajo çështje askund në Evropë nuk është apsolvuar dhe janë të nevojshme angazhime të mëtutjeshme të përbashkëta për përparimin e gjendjes-ekonomike sociale të Romëve.

Në kuadër të Kryesimit Maqedonas kryesimi me Këshillin e Evropës, në qershor të këtij viti mbajtëm Konferencë Rajonale dedikuar qasjes së Romëve deri te dokumentet për identifikim personal. Në dokumentin përfundimtar të Konferencës është rekomanduar qeveritë të ndërmarrin qasje koordinative dhe proaktive në identifikimin dhe ndihmesën e personave të margjinalizuar pa dokumente për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Të nderuar miq,

Click