Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 3 shkurt 2010

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPËRBLIMIT “MARGARITARËT E URTËSISË”, TË NDARË NGA ASOCIACIONI EVROPIAN PËR KANCER CERVIKAL

Të nderuar zonja dhe zotëri,

Në vigjilje të Ditës botërore për luftë me kancerin, sot jemi mbledhur këtu për dy arsye. E para është shpërblimi “Margaritarët e urtësisë” të cilin e ndan Asociacioni Evropian për Kancer Cervikal me të cilin u shpreh mirënjohje për përparimin e Maqedonisë në Samitin për Kancer Cervikal, i cili u mbajt në fund të muajit të kaluar në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Si deputet dhe si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me të vërtet më paraqet kënaqësi të veçantë fakti që këtë shpërblim në mesin e institucioneve dhe organizatave tjera joqeveritare nga Maqedonia e fiton edhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Më këtë jo vetëm që vërtetohen aktivitetet dhe rezultatet e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, por është edhe një mirënjohje për aktivitetin e punës së Kuvendit, si dhe për nivelin e parlamentarizmit te ne, i cili nuk kufizohet vetëm me procesin e miratimit të ligjeve por edhe shumë më gjerë.

Në thelb, kjo mirënjohje e pasqyron interaktivitetin në mes të pushtetit ekzekutiv i cili propozon ligje dhe Kuvendit si pushtet ligjvënës, që në procesin e miratimit të ligjeve, para së gjithash në debatet e komisioneve ato ligje i shqyrton dhe i plotëson me amendamente. Gjithsesi, në ato procese rol të madh ka edhe sektori joqeveritar i cili së pari i identifikon problemet dhe lobon për zgjidhjen e tyre përmes ligjeve dhe pastaj së bashku me Kuvendin, përkatësisht Komisionet kompetente kryejnë mbikëqyrje për zbatimin e tyre në praktikë. Të përkujtoj se në vitin 2007 dhe 2008, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, së bashku me organizatat joqeveritare organizonte me tepër debate publike të cilat i dedikoheshin pikërisht kësaj problematike. Gjithë kjo rezultoi me plotësimet në Ligjin për Mbrojte Shëndetësore dhe vendosjen e vaksinimit HPV të obligueshëm pa pagesë. Me ç'rast. dua të theksoj edhe një dimension, e ai është konsensusi i lartë që e kemi arritur, kur bëhet fjalë për ligje të cilat  kanë të bëjnë me preventivën e shëndetit të qytetarëve, që tregon përgjegjësinë e të gjitha partive parlamentare.

Arsyeja e dytë për të cilën jemi sot këtu dhe që në thelb është më e rëndësishme, që duhet të bëhet në të ardhmen.

Zonja dhe zotëri,

Lufta me kancerin është para së gjithash çështje e mjekësisë si shkencë. Por kjo sëmundje e keqe ka edhe një dimension tjetër e ai është dimensioni socio-ekonomik, dhe nëse doni edhe dimensionin psikologjik, të cilin e ndjejnë jo vetëm të sëmurët por edhe familjet e tyre dhe më gjerë. Besoj se për të gjitha këto çështje do të bëhet fjalë në debatin e sotshëm publik të cilin e organizon Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në bashkëpunim me sektorin joqeveritar.

Si Kryetar i Kuvendit, duke u nisur nga kompetencat e mia zyrtare, dua që t’ju siguroj se edhe më tutje do ta përkrah çdo iniciativë e cila është në funksion të një lufte më efikase kundër kësaj sëmundjeje. Pa dallim se a bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të ligjeve ose bëhet fjalë për debat publik ose çdo formë tjetër që është adekuate për parlamentarizmin, besoni se do ta përkrah, dhe jam i bindur që atë përkrahje do ta keni nga të gjithë 120 deputetët. Për këtë, do të doja që në fund edhe një herë të shpreh falënderim dhe urime deri te Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe të gjithë anëtarëve të tij të cilët me aktivitetin e tyre e sollën këtë shpërblim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, ju uroj edhe bartësve të tjerë të këtij shpërblimi, Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, Organizata e Grave të Shën Nikolla, Qendra për Hulumtim dhe Bashkëpunim Rajonal ”Studiorum” dhe Lobi i Grave të Maqedonisë, me bindje se të gjithë së bashku edhe në të ardhmen do të vazhdojmë që me sukses të punojmë për të mirën e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ju faleminderit 

Click