Udhëheqja parlamentare



E premte, 14 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË STOKHOLM

Sot, në Stokholm, filloi konferenca dyditore e kryetarëve të parlamenteve të shteteve-anëtare të Unionit Evropian dhe të shteteve–kandidate.  Sesioni i paradites i ishte dedikuar Marrëveshjes së Lisbonës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa prononcim të vetin kishte edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski.

I nderuar kryesues, zonja dhe zotërinj,

Jam i bindur se ardhmëria e Unionit Evropian bazohet mbi Marrëveshjen e  Lisbonës. Në këto korniza, gjithashtu, parlamentet kombëtare, si dhe Parlamenti Evropian, janë ato institucione kyçe  nëpërmjet të cilave Marrëveshja e Lisbonës, përkatësisht e ardhmja e Unionit Evropian do të realizohet dhe do të zhvillohet në interes të të gjithëve. Me Marrëveshjen e Lisbonës zgjerimi i UE-së është definuar si vlerë themelore.

Për Republikën e Maqedonisë si shtet-kandidat, ndërsa besoj se këtë mendim e ndajnë edhe dy shtetet tjera-kandidate, është shumë me  rëndësi, që pikërisht në këtë fazë, t'i tejkalojmë, ose  më mirë e thënë, t’i zbatojmë të gjitha këto parime dhe mekanizma për të cilat sot folën personat që e mbajtën fjalimin hyrës. Një nga mënyrat është zhvillimi dhe forcimi i bashkëpunimit parlamentar në rajon, ndërsa veçanërisht  duke pasur parasysh se fqinjët tanë Republika e Bullgarisë dhe Greqisë janë anëtare të UE-së, por edhe me shtete tjera të Unionit Evropian dhe me Parlamentin Evropian. Gjithashtu, bartës të atij bashkëpunimi duhet të jenë komisionet parlamentare, të cilat si trupa të specializuara mbulojnë rajone konkrete, edhe pse nuk i përjashtoj edhe format e tjera. Ndërsa, duke pasur parasysh teknologjitë e reja për komunikim, për të cilat do të bisedojmë në pjesën e dytë të konferencës tonë, ky bashkëpunim mund të jetë shumë më intensiv dhe më efikas.

Në ato korniza është e rëndësishme si do të definohet roli i ardhshëm i KOSAK.
Për ne si shtet-kandidat është shumë me rëndësi çështja e parimit të supsidiaritetit, meqenëse pikërisht këtu vjen në shprehje konflikti ndërmjet interesave nacionale dhe progresit të përbashkët.  Për këtë, si shtet-kandidat, është e nevojshme që tani ta përforcojmë kapacitetin e parlamentit nacional, që të mund t'u përgjigjemi gjithë këtyre sfidave, ndërsa gjithashtu edhe ta bartim dhe përgjegjësinë kur do të bëhemi anëtare të UE-së, përkatësisht nëse Marrëveshja e Lisbonës i vendos themelet e UE-së, të zhvillohet në më tepër se demokraci parlamentare, përkundër asaj që ishte deri tani-ndërqeveritare dhe mbinacionale. Ju mbetet juve si shtete –anëtare ta realizoni këtë, ndërsa neve, mendoj këtu për Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, të mësojmë nga ju dhe gjithë këtë ta zbatojmë.

Faleminderit.

Click