Udhëheqja parlamentare



E premte, 18 qershor 2010

Fjalim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, në Konferencën: Mekanizmat Institucional për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe Sektorit qytetar në Republikën e Maqedonisë

Ekselenca juaj,
të nderuar koleg deputet,
të nderuar zonja dhe zotëri,

Me kënaqësi të veçantë e pranova ftesën t'u drejtohem sot në konferencën e sotme nga disa arsye: së pari sepse Kuvendi është përkrahës për organizimin e saj, e dyta, për bashkëpunimin tonë të deritanishëm me sektorin joqeveritar dhe së fundi për nevojën e partneritet të përforcuar me sektorin civil sepse me atë e forcojmë kapacitetin e tërësishëm parlamentar.

Dua që edhe në këtë rast ta përmend sepse zhvillmi i sektorit qytetar është me rëndësi të veçantë për vlerat themelore demokratike të një shteti, si dhe për ngritjen e ndërgjegjes  qytetare për angazhim më të gjerë shoqëror. Me këtë zhvillim njëkohësisht afirmohen të drejtat njerëzore të garantuara me kushtetutë, respektivisht shoqërim i lirë për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të ndryshme dhe vërtetimin, e drejta e fjalës së lirë dhe demokracisë pjesëmarrëse. 

Një nga karakteristika kyçe për shkallën e zhvillimit të demokracisë është shkalla e përfshirjes  së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave. Një nga mjetet më të lehta për arritjen e atij qëllimi janë që  organizatat jo qeveritare në Republikën e Maqedonisë të jenë të kyçura në edukimin dhe informimin e qytetarëve me qëllim të kontribuojnë drejt zhvillimit të shoqërisë më demokratike.

Në këtë drejtim është e domosdoshme të drejtohemi edhe drejt ndërtimit të mekanizmave institucional dhe principe për bashkëpunim dhe partneritet me sektorin jo qeveritar gjatë krijimin dhe zbatimin e politikave të ndryshme. Fjalë kyçe dhe mekanizmi gjatë krijimit të këtij partneriteti të qëndrueshëm është ndërtimi dhe vërtetimi i besimit të ndërsjellë.

Nga kjo anë, sektori jo qeveritar duhet nga brenda të punojë dhe të gjejë mekanizma dhe principe nëpërmes të cilave qartë do të ishin të kufizuara kapacitetet të caktuara dhe përkushtim i qytetarëve në subjektet të cilat e përbëjnë sektorin jo qeveritar. Duhet të punojnë në besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunim respektim i kodekseve adekuate në ndarjen e tyre.

Roli i tillë në sektorin qytetar në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike dhe kohëzimeve sociale në të gjitha nivelet shoqërore e nënkupton edhe bashkëpunimin me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kuvendi gjithsesi si institucion qendror i qytetarëve - për qytetarët ka obligim të punojë në realizimin e përpjekjeve të lartpërmendura. 

Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe partneriteti realizohet dhe duhet më tej të përpunohet në segmentet parlamentare si vijon:

  • Krahas pjesëmarrjes së përkohshme, por pjesëmarrjes së rregullt, të sektorit jo qeveritar në ngjarjet siç janë  manifestimi Parlament i hapur dhe Dita Ndërkombëtare e demokracisë, e cila filloi të mbahet në  15 shtator, si dhe në shumë projekteve të përbashkëta në periudhën e kaluar dhe
  • Pjesëmarrje  e forcuar në aktivitetet ligjvënëse,  aktivitet dhe debatet adekuate publike
  • Më tej nëpërmes debateve mbikëqyrëse të vendosura më herët  
  • Nëpërmes zyrave për kontakt të qytetarëve me deputetët
  • Dhe me Institutin parlamentar të sapoformuar.

Një nga partnerët kyç parlamentar është nikoqir i kësaj konference, Asociacioni Qytetar MOST, e cila duke filluar prej 2003 kontribuon për forcimin e bashkëpunimit mes deputetëve dhe elektoratit. Projekti Parlament Mobil, Zyra për kontakt mes organizatave joqeveritare dhe Kuvendi dhe Qendra Juridike e resurseve janë pjesë e kontributit drejtë deputet më transparent dhe më të përgjegjshëm.

Një shembull për bashkëpunim dhe lidhshmëri paraqet projekt "Deputeti Im", me të cilën cullan në 2006 nëpër mes nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim të ndërsjellë, me të cilën u rit informimi i qytetarëve për punë për të zgjedhurit e tyre në Kuvend të cilën sot Kuvendi vetë e realizon.

Projekti  " Rrjet Kuvendar për kontakt me qytetarët" gjithashtu ishte filluar me MOST. Faza finale e këtij projekti tani realizohet në bashkëpunim me shoqatën qytetare Institut për Demokraci Parlamentare (IPD). Nëpërmes këtij projekti organizatat joqeveritare dhe qytetarët kanë mundësi ti shfrytëzojnë  zyrat që të dorëzojnë ide ligjore dhe kujdese me qëllim pjesëmarrjen në procesin e përgatitjes  dhe miratimit të ligjeve me çka  përmirëson besimin qytetar në parlamentin.

Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, trupat punues kanë mundësi në mbledhjet e tyre dhe përfaqësues nga shoqëri të qytetarëve për prononcimi e mendimit sipas çështjes që shqyrtohet në mbledhjen e trupit. Shoqëria e qytetarëve, gjithashtu, mund të japin trup punues iniciativë për debat për çështje të caktuara. Prandaj nga ky vend dua ta nxis realizimi e kësaj mundësie afariste të dhënë.

Në pjesën e fillimit të zbatimit të debateve mbikëqyrëse, të futura në Ligjin për Kuvend,  presim që ndihmën të cilën e jep NDI të këtij procesi ti përfshijë format dhe principet për kyçjen e drejtpërdrejtë në identifikimin e organizatave jo qeveritare në fazat e debatit dhe posaçërisht në ashtu të quajturat dëshmi. Posaçërisht pres sektori jo qeveritar të marrë pjesëmarrje edhe më të madhe në debatet mbikëqyrëse, debatet publike në Kuvend dhe në monitorimin  dhe implementimin e ligjeve.

Segment të veçantë i bashkëpunimit potencial i drejtpërdrejtë mes deputetëve veçanërisht dhe sektorit qytetar, duhet të jenë Zyrat për kontakt mes deputetëve dhe qytetarëve. Në këto zyra duhet të artikulohen sakrificat të bashkuara të qytetarëve në segment të ndryshëm për rëndësi lokale.

Me futjen e Institutit Parlamentar do të përparojë edhe roli ligjdhënës dhe mbikëqyrës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  Pritjet e mia për ndërtimin e partneritetit të ri me sektorin joqeveritar janë edhe në këtë drejtim. Do të ishte e dobishme derisa të punësuarit në Institutin në një formë dhe dimension të ri të marrëdhënies së partneritetit i shfrytëzojnë informatat dhe konsultohen, mes tjerash, edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.  

Kontributi i organizatave joqeveritare është i rëndësishëm në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike dhe kohezionit social në të gjitha nivelet shoqërore, andaj në këtë kuptim edhe ndaj promovimit të rrugës të Republikës së Maqedonisë ndaj integrimeve euroatlantike. Anëtarësimi në UE imponon reforma të shumta, në zbatimin e të cilit në mënyrë praktike marrin pjesë të gjithë qytetarët. Procesi eurointegrues nuk donë të thotë vetëm miratimin e ligjeve, por edhe zbatimin e tyre të suksesshëm me qëllim përfundimtar të përmirësimit të standardit dhe kualitetit të jetesës së qytetarëve.   Në këtë drejtim, Kuvendi është i hapur për bashkëpunim me organizatat joqeveritare që janë të fokusuara në procesin eurointegrues, kurse kjo në mënyrë institucionale është e vërtetuar edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në Këshillin Nacional për Eurointegrime.

Në këtë rast, dua të përkujtojë se para do kohe Kuvendi e miratoi Ligjin për shoqata dhe fonde - ky ligj ishte i miratuar me harmonizim të madh me organizatat joqeveritare dhe kanë qenë të planuara një numër i madh i amendamenteve të parashtruara m'u nga ata.

Përforcimi i Kuvendit me resurse të reja njerëzore që e bëmë në periudhën e kaluar, së bashku me sigurimin e hapësirës së nevojshme punuese për deputetët dhe shërbimin e Kuvendit ndaj realizimit të  cilit aderuam, duhet ta optimizojë kapacitetin tonë të përgjithshëm parlamentar.kuvendor 

Pres debat të frytshëm në konferencën e sotme dhe impuls për bashkëpunim më të pasur dhe më të përmbajtur ndërmjet sektorit joqeveritar dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Faleminderit

Click