Udhëheqja parlamentare



E martë, 07 dhjetor 2010

Maqedonia posedon vlera të cilat tani më luajnë  rol të veçantë në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e ri të emëruar, të jashtëzakonshëm  dhe të autorizuar të Rendit Sovran Ushtarak  të Maltës, Shkëlqesinë e Tij Pavell Gierinski.

Në takimin e miqësor protokollare, nga të dyja anët ishin potencuar,marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe të autorizuar të Rendit Ushtarak Sovran të Maltës.

Ambasadori Gierinski i potencoi prioritetet në Rendin e Maltës, si subjekt ndikues në diplomacinë multiratelare, veçanërisht në pjesën e aktiviteteve globale humanitare dhe vullnetare në dobi të varfërve dhe të sëmurëve, me çka paraqet kontribut të rëndësishëm në arritjen e Qëllimeve zhvillimore të Mileniumit në KB.

Në atë drejtim , ambasadori Gierinski u angazhua për ndihmë të mëtutjeshme nga ana e Radhëve të Maltës në Republikën  e Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve humanitare në dobi të qytetarëve, veçanërisht të varfëritë.

Njëkohësisht , z.Gierinski i theksoi vlerat të cilat i posedon Maqedonia , me të cilat tani më ajo ka rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Ato janë vlerat e menaxhimit me sukses  me karakter të dallueshëm etnik, religjioz, kulturologe dhe karakter tjetër, vlera të cilat paraqesin bazë edhe të BE-së.

Në atë drejtim, ambasadori Gierinski shprehu përkrahje të plotë të rrugës eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht  duke shprehur përgatitje për ndihmë konkrete.

Kryetari i Kuvendit , z Veljanovski, nga ana e tij e përshëndeti përkrahjen e tërësishme të cilën Rendi Sovran Ushtarak i Maltës ia jep integrimit tonë në BE.

Kryetari Veljanovski theksoi se integrimi i jonë përfundimtar doemos do të ndodh dhe se ajo është çështje kohe, se anëtarësimi në BE është prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se qytetarët e Ballkanit në vend të krizave të deritanishme politike, janë të fokusuar  dhe dëshirojnë zhvillim të shpejtë të ekonomisë dhe të standardit.

Kryetari i Kuvendit, z. Veljanovski, në fund të takimit ,e  theksoi çiltërsinë  e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Click