Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 23 qershor 2010, Bernë, Zvicër

TAKIM BILATERAL NDËRMJET KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE KRYETARIT ZVICERAN I KËSHILLIT TË SHTETEVE

Gjatë vizitës oficiale në Bernë, Zvicër, nga ana e delegacionit parlamentar të Maqedonisë, kryetari Zviceran i Këshillit të Shteteve (kryesues me Dhomën e lartë parlamentare), znj. Erika Forster - Vanini dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizuan takim bilateral.

Në takimin e përzemërt u bisedua për çështje të lidhura me procesin integrues euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe çështjet të lidhura me kontestin për emrin, si dhe për pasojat nga kriza ekonomike globale mbi ekonominë e të dyja shteteve. Të dy palët e theksuan rëndësinë nga zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy parlamenteve dhe përkrahja hulumtuese e punës së tyre ligjvënëse.  Kryetari Veljanoski u falënderua për ndihmën në formimin e Institutit Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

“Deputetët ndryshohen, por Instituti Parlamentare do të mbetet dhe do të paraqes dëshmi e asaj që e ndërtojmë së bashku me Zvicrën”, theksoi kryetari Veljanoski. 

Në fund të takimit kryetari Veljanoski dërgoi ftesë deri te kryetarja e Këshillit të shteteve, znj. Forster - Vanini, ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Instituti Parlamentar do të ofrojë shërbime hulumtuese dhe analitike për deputetët dhe shërbimin, me qëllim promovimin e rolit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kapacitetet e përgjithshme të kuvendit. 

Gjatë kohës së vizitës të Zvicrës, kryetari Veljanoski ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit, z. Jani Makraduli, deputetët: znj. Sillvana Boneva, z. Tahir Hani, znj. Cvetanka Ivanova, znj. Flora Kadriu, znj. Roza Topuzova Karevska, z. Kenan Hasipi dhe sekretari gjeneral z. Zharko Denkovski. Vlera e përgjithshme e donacionit të Zvicrës për projektin e Institutit Parlamentar është rreth 2.5 milion euro. 


 

Click