Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 28 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, ZËVENDËSKRYETAR I QEVERISË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Kryetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanovksi u takua me z. Ilir Meta, zëvendës-kryetar i qeverisë dhe ministër i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin, kryetari Velanovski e shprehu kënaqësinë e  vet nga niveli i deritanishëm i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe shprehu se dy vendet së bashku i ndajnë principet bazë evropiane të bashkëpunimit rajonal dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të proceseve eurointegruese. Kryetari Velanovski veçanërisht e theksoi bashkëpunimin e gjertanishëm intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, shprehu faleminderim deri te Republika e Shqipërisë për përkrahjen e saj drejt integrimit tonë në NATO dhe shprehu shpresën se në kohë sa më të shkurtër të mundshme  do të gjejmë zgjidhje për kontestin tonë me Republikën e Greqisë e cila do të jetë e përhershme dhe me të cilën të dy palët do të jenë të kënaqura dhe siç potencoi kryetari Velanovski ‘’pres  i gjithë rajoni së bashku të jetë pjesë e familjes evropiane’’.

Zëvendëskryeministri  dhe ministri i punëve të jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, shprehu falemindrim për pritjen e ngrohtë që e ka në Republikën e Maqedonisë dhe e shprehu kënaqësinë  e vet  nga zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe shprehu se pret në të ardhmen  ato të zhvillohen me intensitet të shtuar.

Ministri z. Ilir Meta, theksoi se Republika e Maqedonisë meriton të jetë anëtare e NATO-së për atë se i plotëson kushtet dhe shprehu shpresën se ajo do të bëhet në kohë sa më të shkurtër, veçanërisht  e potencoi rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8, si dhe bashkëpunimit ndërkufitar me hapjen e kalimeve tjera kufitare, të cilët kanë rëndësi të veçantë në luftimin e kriminalitetit dhe tregtisë jolegale, bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe veçanërisht shprehu  faleminderim Republikës së Maqedonisë lidhur me njohjen e Kosovës dhe demarkacionit të kufirit, dhe e shprehu gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë që t'i zhvillojë në tërësi marrëdhëniet miqësore me vendet e rajonit.

Click