Udhëheqja parlamentare



E hënë, 5 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME DEPUTETIN E PARTISË QEVERITARE NË AUSTRALINË PERËNDIMORE, Z. ANTONIO KRSTIQEVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me deputetin e parisë qeveritare në Australinë Perëndimore, z. Antonio Krstiqeviq. Në takim, Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësinë për intensitetin e zmadhuar të bashkëpunimit politik në nivel të lartë ndërmjet të dyja shteteve gjatë këtij viti dhe theksoi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm nëpërmjet bashkëpunimit të parlamentarëve në të gjitha nivelet.

Kryetari Veljanoski në takim i dërgoi përshëndetje kolegut të tij, z. Heri Xhenkins, Kryetar në Dhomën Përfaqësuese të Australisë dhe shprehu dëshirën për realizimin kthyes të vizitës në Australi gjatë vitit të ardhshëm dhe e shfrytëzoi mundësinë që t'i dërgojë përshëndetje edhe mërgimtarëve maqedonas në Australinë Perëndimore.

Deputeti nga Australia Perëndimore, z. Antonio Krstiqeviq, shprehu kënaqësinë nga kjo vizitë e tij e parë në Republikën e Maqedonisë dhe e theksoi gjithashtu edhe nevojën më të përafërt ndërmjet Australisë dhe Republikës së Maqedonisë, si në nivel Parlamentar, ashtu edhe në nivel Qeveritar, dhe, siç theksoi z. Krstiqeviq, me atë do të hapet mundësi më e madhe edhe në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik si dhe në planin e investimeve ndërmjet dy shteteve.

Click