Udhëheqja parlamentare



E enjte 17 qershor 2010

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E ARMATËS NACIONALÇLIRIMTARE TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, sot pati takim me delegacionin e Armatës nacionalçlirimtare të Republikës Popullore të Kinës , i kryesuar nga zëvendës shefi i shtabit, Gjenerali Ma Ksiao Tian.

Në takim, kryetari Veljanoski kujtoi vizitën e fundit në Republikën Popullore të Kinës dhe takimet e tija në Kongresin Popullor Kinez, z. Bu Banguo, si dhe pjesëmarrja në hapjes solemne të Ekspozitës Botërore EKSPO Shangai 2010, ku kishte takim me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Xhin Tao, dhe vuri në dukje se edhe kjo vizitë e kreut të armatës së Republikës Popullore të Kinës ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve.

"Republika e Maqedonisë sot është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon. Angazhimi ynë strategjik është integrimi euro-atllantik, ndërsa në të njëjtën kohë i kushtojmë edhe rëndësi të veçantë  marrëdhënieve gjithëpërfshirëse  me Republikën Popullore të Kinës, ndërsa  shprehim mirënjohje për politikën tuaj parimore  dhe njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues’’, u shpreh kryetari Veljanoski.

"Në ato korniza, Republika e Maqedonisë e mbështet politikën për një Kinë dhe tërësinë  e saj. Sidomos vlerësojmë rolin dhe kontributin e Republikës Popullore të Kinës, si forcë e madhe dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në ruajtjen e paqes në botë. Unë besoj se edhe në të ardhmen këto marrëdhënie miqësore do të thellohen. Duhet të theksohet veçanërisht bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe  se biznes komuniteti kinez ka interes për prani më të madhe në vendin tonë, u shpreh kryetari Veljanoski.

Zëvendës -Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës Çlirimtare Popullore të Kinës, gjeneral Ma Ksiao Tin , duke u falënderuar për takimin theksoi se Kina i vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore me Republikën e Maqedonisë.

"Republika Popullore e Kinës në Republikën e Maqedonisë sheh subjekt të rëndësishëm të stabilitetit në rajon dhe më gjerë, kështu që ne shpresojmë dhe ju mbështesim në prioritetet tuaja strategjike evropiane. Pa dallim të distancës gjeografike dhe madhësisë, për ne Republika e Maqedonisë është partner i barabartë dhe mik i vërtetë. Në këtë kontekst, unë dua të theksoj se me Armatën  e Republikës së Maqedonisë kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira  të mira të bashkëpunimit, të cilat do t'i zhvillojmë edhe më tej ",theksoi zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë kineze Ma Ksiao Tian .

Click