Udhëheqja parlamentare



E hënë, 27 shtator 2010, Stamboll

Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski me Patriarkun e Përgjithshëm Vartollomej dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjul

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Republikën e Turqisë sot, në Stamboll realizoi takim me Patriarkun e përgjithshëm Vartollomej dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gjyl.

Në takim në patriarkun e Caringradit kryetari Veljanovski e shprehu kënaqësinë e tij, që sot në nderimin e Kryqit  të ditës së shenjtë  takohet me patriarkun Vartolomej dhe shprehu faleminderim dhe respekt ndaj kontributit pastoral dhe shpirtëror të cilin e jep në gjithë ekumenën ortodokse,të cilës i takon  dhe populli maqedonas dhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë - Kryepeshkopia  e Ohrit.

Kryetari Veljanovski potencoi se populli maqedonas, mësimi i Jezuitit dhe ortodoksisë janë njëra nga shtyllat e identitetit nacional, kulturor dhe gjuhësor. Veljanovski shprehu bindje se vetëm me dialog, vullnet dhe respekt kundër të tjetrit dhe të ndryshmit të tejkalohet çdo kontest, të gjendet zgjidhje për çdo çështje.

Kryetari Veljanovski  barti përshëndetje  nga Kryepeshkopi  i kishës ortodokse Maqedonase z. z. Stefan dhe drejtoi ftesë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, që para së gjithash, siç potencoi kryetari do të paraqiste kënaqësi të veçantë për qytetarët maqedonas.

Në takimin Patriarku i Carkingradit theksoi se takimet e këtilla për patriarkun paraqesin kënaqësi dhe se me kënaqësi, pas takimeve me kryetarin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski, takohet dhe me kryetarin dhe me delegacionin e Kuvendit.

Rikujtoi kontestin e kishës dhe shprehu shpresën se i njëjti në të afërtën e afërt do të zgjidhet, dhe njëherit shprehu dëshirë të sinqertë që sa më shpejtë zgjidhjen e  kontestit me emrin. Konsideron se vizita zyrtare është shenjë e marrëdhënies së mirë të cilën Republika e Maqedonisë e ka me Republikën e Turqisë dhe theksoi se gëzohet kur dëgjon se marrëdhëniet me fqinjin jugor janë në drejtim të përmirësimit.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari Vejanovski Patriarkut të Përgjithshëm Vartolomej i dhuroi ikonën ‘’Bogoradica Milostiva’’, nga fotografuesi maqedonas, në stilin bizantin, nga shkolla e Ohrit-ikona të përpunuara në shekullin 13.

Në takim me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulla Gjul kryetari Veljanovski u faleminderua për qëndrimin në parim të Republikës së Turqisë lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në UE dhe NATO dhe të përkrahjes të cilën populli turk në mënyrë jovetiake ia jep popullit maqedonas.

Ai shprehu bindjen se sipas shembullit, të marrëdhënieve të mira politike në të gjitha nivelet, në të ardhmen e afërt, do të jetë thelluar dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Republikës së Turqisë, z. Gjyl potencoi se Turqia do të ngel mike e Republikës së Maqedonisë siç ka qenë edhe deri më tash dhe se Republika e Maqedonisë pa marr parasysh gjithçka, duhet të ngelë në rrugën drejt realizimit të reformave me çka të gjitha argumentet do të ngelin në anën e Republikës së Maqedonisë në synimin e anëtarësimit në Unionin Evropian dhe NATO.

Click