Udhëheqja parlamentare



E martë, 04 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI ZËVENDËSKRYEMINISTRIN DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË IZRAELIT, Z. AVIGDOR LIBERMAN

Në takim të dy palët theksuan se marrëdhëniet bilaterale janë shumë të mira dhe në rritje, që gjithësesi është në interes të dy shteteve, por edhe më gjerë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke bërë vështrim të historisë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve që fillojnë që nga shekulli i 15, kur në këto hapësira vendosen hebrenjtë sefradikë, theksoi se gjatë shekujve është krijuar simbiozë e vërtetë e jetesës së përbashkët, për fat të keq me dhunë ishte ndërprerë në vitin 1943, kur mbi 7200 hebrenj të maqedonisë ishin deportuar në Treblinka, ku u likuiduan në mënyrë brutale. 

‘’Ajo bashkëjetesë, por edhe ajo tragjedi e bashkëqytetarëve tanë është pjesë e kujtesës sonë historike, me porosi të vetme-hollokausti asnjëherë të mos përsëritet’’, theksoi z. Veljanoski.

Duke u ndalur në bashkëpunimin parlamentar ndërmjet Kuvendit dhe Knesetit, Kryetari Veljanoski theksoi se në Kuvend ka formuar grup për miqësi me Izraelin.

Gjithashtu, pres që në gjysmën e dytë të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm ta realizoj vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kolegut tim të nderuar Ruvlen Rivli, kryetar i Knesetit të Izraelit. E gjithë kjo flet për marrëdhëniet dinamike dhe miqësore, andaj pres që edhe në të ardhmen Izraeli të vazhdojë me përkrahjen  e tij  për Republikën e Maqedonisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, e ato janë proceset e eurointegrimit’’.

Në takim, Kryetari i Kuvendit, z, Veljanoski, u ndal dhe në marrëdhëniet ekonomike të cilat ende nuk i ndjekin marrëdhëniet politike shumë të zhvilluara.

‘’Mendoj se edhe te të dy ekonomitë  dhe biznes-bashkësitë ka interes për këtë dhe për zhvillimin e formave më të larta të bashkëpunimit ekonomik’’, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z. Avigdor Liberman, duke u faleminderuar për takimin theksoi se Izraeli dhe populli i Izraelit e çmojnë lart faktin se hebrenjtë në Maqedoni gjithmonë kanë jetuar dhe jetojnë në paqe, bashkësi dhe të sigurt. Në kuadër të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale bashkëpunimi parlamentar ka vend të rëndësishëm.

‘’Andaj, me të vërtet pres që deri në fund të vitit ta vizitoni Izraelin, pasi ne, si demokraci relativisht të reja, kemi çka të mësojmë njëri nga tjetri'', theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z. Liberman.

Izraeli i kushton vëmendje të veçantë krijimit të marrëdhënieve shumë të zhvilluara me vendet në rajon, ndërsa në ato suaza veçanërisht i çmojmë marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë, e cila ka rol të rëndësishëm në stabilitetin e tërë rajonit’’, theksoi z. Liberman.

‘’Andaj, Izraeli edhe më tutje parimisht do ta përkrahë Republikën e  Maqedonisë në realizimin e përcaktimeve të saj strategjike për anëtarësim në NATO DHE UE. Përndryshe, nga Maqedonia largohem me një përshtypje të fortë se ju si shtet shumetnik dhe shumfetar keni ndërtuar shoqëri  të tolerancës së lartë dhe respektimit të dallimeve. Mendoj se shembullin tuaj duhet ta ndjekin edhe shumë shtete tjera si në rajon, ashtu edhe më gjerë’’, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, z. Avigdor Liberman. 

Click