Udhëheqja parlamentare



E hënë, 25 janar 2010

DEKLERATË PËR MEDIET PAS TAKIMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË POLONISË Z. KAROL BAHURA DHE KRYETAREN E BASHKËSISË HEBRAIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ZNJ. BJANKA SUBOTIÇ

Takimi i sotëm me Shkëlqesinë e tij ambasadorin e Republikës së Polonisë dhe mikun tonë, z. Karol Bahura dhe kryetaren e Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë, znj. Bjanka Subotiç u mbajt me rastin e shënimit të 65 vjetorit të lirimit nga Kampi nazistë Aushfic, me çka në një farë mënyre shënohet edhe  fundi i hollokaustit.  Me atë rast, në Krakov më 26 dhe 27 të këtij muaji do të mbahet konferencë ndërkombëtare dedikuar hollokaustit, por edhe konferencë e promovimit të tolerancës dhe të dialogut si vlera me të cilat ndërtohet paqja.

Konferenca organizohet nga Miqtë Evropian të Izraelit dhe do të marrin pjesë më tepër kryetarë të parlamenteve evropiane dhe parlamentarë, pastaj përfaqësues më të lartë të Izraelit dhe të tjerë. Dua të theksoj se me shumë kënaqësi e pranova ftesën si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të marr pjesë në këtë mbledhje shumë të rëndësishme për mua, pasi qëllimi i tij themelor është që të mos lejojmë të krijohen kushte që përsëri të përsëritet hollokausti dhe edhe një herë të afirmohen toleranca, dialogu, respektimi i të drejtave të njeriut, si vlera mbi të cilat duhet ta ndërtojmë të ardhmen e botës.

Pjesëmarrjen time e konsideroj edhe si njohje për Republikën e Maqedonisë në të cilën të gjithë së bashku ndërtojmë shoqëri në të cilën respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca e njëri-tjetrit, dallueshmëria, janë vlera të cilat jo vetëm në korniza ligjore por çdo ditë vërtetohen dhe mbindërtohen. Njëkohësisht ky është rast që edhe një herë me pietet t’i kujtojmë rreth 7200 bashkëqytetarë tanë Hebrenj të cilët më 1943 ishin deportuar nga Maqedonia dhe tragjikisht u likuiduan në Kampin e vdekjes Treblinka.

 
 

Click