Udhëheqja parlamentare



E hënë, 12 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MASQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me kryetarin e Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në takim, kryetari Veljanoski theksoi rëndësinë e kësaj vazhdimësie takimesh të nivelit më të lartë ndërmjet dy palëve si nxitje dhe përcaktim i jonë i përbashkët për t'i përforcuar marrëdhëniet tona miqësore bilaterale edhe në të ardhmen.

Kryetari Veljanoski veçanërisht u ndal në përcaktimin tonë në integrimet euroatlantike dhe e theksoi aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ndaj reformave të cilat po i bën në pikëpamje të agjendës së UE-së, si dhe përkushtimin dhe përpjekjet aktive të cilat po i bëjmë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin të cilin e kemi me Republikën e Greqisë, zgjidhje në të cilën nuk do të ketë as fitues as humbës dhe me të cilën do të mbyllet ky problem dhe të gjithë së bashku do të kthehemi kah përcaktimet dhe vlerat tona evropiane.

Kryetari Veljanoski veçanërisht e theksoi kënaqësinë e tij nga, siç tha, marrëdhënia pozitive ndaj pakicës nacionale maqedonase e cila jeton në Kroaci dhe shprehu optimizmin e tij se marrëveshja për mbrojtje të ndërsjellë të pakicave nacionale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, e cila është ratifikuar në të dy shtetet, do të fillojë të implementohet me intensitet më të madh.

Kryetari i Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq, e theksoi kënaqësinë e vet nga ky takim, siç tha, të Maqedonisë miqësore, dhe e theksoi rëndësinë e faktit që të dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe kjo paraqet një bazë të mirë për përparimin dhe përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryetari Josipoviq në takim e theksoi përcaktimin e Republikës së Kroacisë, e ky është që bashkërisht i tërë rajoni të integrohet në UE, dhe e shprehu qëndrimin e tij se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për integrimin në organizatat ndërkombëtare. Kryetari kroat u pajtua plotësisht me konstatimin e kryetarit Veljanoski për marrëdhëniet e mira ndërnacionale të të dy shteteve dhe shprehu optimizmin se këto marrëdhënie do të përparojnë edhe në të ardhmen.

Click