Udhëheqja parlamentare



E hënë, 21 qershor 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË VIZITË PUNUESE NË ZVICËR 

Delegacioni Parlamentar, i udhëhequr nga kryetari i Kuvend z. Trajko Veljanoski, prej sot është në vizitë pune në Zvicër, ku solemnisht do të jetë i shënuar bashkëpunimi me palën Zvicerane me rastin e Themelimit të Institutit Parlamentar në Kuvend, me çka më herët në Shkup ishte nënshkruar Memorandum për mirëkuptim.

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, gjatë kohës së vizitës së Zvicrës do të realizojë takime bilaterale me kryetarin Zviceran të Këshillit të shteteve ( Dhoma e Lartë e Parlamentit), z-nja Erika Forster-Vanini.

Gjatë kohës së vizitës në Zvicrës, do të jetë e organizuar shkëmbim ceremonial i Memorandumit për bashkëpunim në mes kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe z. Hubert Ajzel, drejtor i Seksionit për bashkëpunim me Evropën Lindore, anëtar i Drejtorisë së SDC-së.

Gjatë vizitës treditore, deputetët nga Maqedonia dhe Zvicra do të kenë mundësi t'i shkëmbejnë mundësitë rreth funksionimit të parlamenteve, posaçërisht për çështjen e transparencës dhe shumë gjuhësisë, me çka do të organizohen takime dhe diskutime mes deputetëve në nivele të ndryshme dhe me ekspert të shërbimeve shtetërore dhe më gjerë.

Delegacioni, i udhëhequr prej kryetarit të Kuvendit z.. Trajko Veljanoski, është përbërë prej z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit Parlamentar, z-nja Sillvana Boneva, koordinatore e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, z. Tahir Hani, koordinator i grupit parlamentar i BDI-së, z-nja Cvetanka Ivanova, koordinator i grupit parlamentar të LSDM, z-nja Roza Topuzova -Karevska, deputete e PLD-së, z-nja Flora Kadriu, deputet e DR-së, z. Kenan Hasipi, deputet i PDTM-së, z. Zharko Denkovski, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe nëpunësve të Kuvendit.

 


 

Click