Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 05 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z. NIKOLLAJ MLLADENOV

Në bisedimet të dyja palët i theksuan marrëdhëniet e zhvilluara bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në të gjitha fushat, të cilat janë në dobi të dy shteteve, por kanë edhe rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin e tërë rajonit dhe më gjerë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e theksoi bashkëpunimin parlamentar të dy dhomave ligjdhënëse, i cili zhvillohet në nivele të ndryshme, e në ato suaza pret që së shpejti të realizohet vizitë zyrtare e Kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, znj. Cecka Caçeva-Dangovska.

"Si politikanë përgjegjës duhet edhe më tutje të punojmë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale, t’i kapërcejmë disa paragjykime historike dhe stereotipa, përkatësisht të nisemi nga interesat tona të përbashkëta , e ato janë integrimet euroatlantike", theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Veljanoski.

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen e gjertanishme që Republika e Bullgarisë e jep në realizimin e integrimit tonë në NATO dhe UE, ndërsa kërkoi edhe përkrahje në Këshillin e Evropës ku Republika e Maqedonisë e merr kryesimin me Komitetin e Ministrave të këtij institucioni më të vjetër evropian.

Në takim fol edhe për bashkëpunimin ekonomik, i cili ka mundësi që të zhvillohet me dinamikë më të madhe dhe në forma të ndryshme.

"Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë, si dy vende fqinje me marrëdhënie të këtilla bilaterale, kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit, por edhe më gjerë",  theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski.

Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, z. Nikollaj Mlladenov, e theksoi bashkëpunimin e zhvilluar parlamentar ndërmjet dy parlamenteve, i cili jep kontribut të madh për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale.

"Bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve tona ka rol të madh pozitiv në stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të rajonit. Përcaktimi ynë është ato marrëdhënie me Republikën e Maqedonisë t’i thellojmë, për këtë në tërësi e përkrahim Republikën e Maqedonisë në realizimin e perspektivës së saj euroatlantike. Përparimi ose benefiti për një shtet nuk mund të jetë në llogari të shtetit tjetrit, prandaj me të vërtetë dhe sinqerisht duam që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-së dhe EU-së, pasi ju këtë e meritoni'', theksoi ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, z. Nikoja Mlladenov.

Click