Udhëheqja parlamentare



Eenjte, 27 maj 2010

TAKIM I KRZETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z.TRAJKO VELJANOSKI, ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË RUMANISË, Z.TRAJAN BASESKU   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim me Kryetarin e  Republikës së Rumanisë, z. Trajan Basesku, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Rumanisë si vendi ynë miqësor për integrimet tona euroatlantike, e theksoi përcaktimin tonë të fuqishëm për integrim në NATO nëpërmjet vazhdimit të pjesëmarrjes tonë aktive në misionet paqësore ushtarake dhe paraqiti kënaqësinë e vet nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve.

Kryetari Veljanoski theksoi se integrimi në UE i të gjitha vendeve të rajonit nuk është i rëndësishëm vetëm për vet ata, por është, para së gjithash, i rëndësishëm edhe për vet Evropën, me ç'rast në mënyrë të pashmangshme do të sigurohet stabiliteti dhe siguria e rajonit.

Në lidhje me kontestin tonë që e kemi me Republikën e Greqisë i cili i pengon integrimet tona euroatlantike, Kryetari Veljanoski në mënyrë të veçantë e theksoi rëndësinë e krijimit të besimit të ndërsjellë ndërmjet dy palëve kur është në pyetje  rezultati pozitiv nga bisedimet të cilat po i bëjmë.

Kryetari i  Republikës së Rumanisë, z. Trajan Basesku, u falënderua për pritjen dhe takimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe e theksoi rritjen e rëndësisë dhe vlerës së diplomacisë parlamentare, me ç'rast u pajtuan të dy bashkëbiseduesit, dhe e theksoi edhe njëherë mbështetjen e pakushtëzuar nga ana e Republikës së Rumanisë për pranimin tonë në NATO dhe në UE, me konstatimin se pret që  në Këshillin e ardhshëm të UE-së  në qershor të vitit 2010 të marrim datën për fillimin e bisedimeve, si dhe në Samitin e ardhshëm të NATO-s në nëntor të bëhemi anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s dhe siç theksoi kryetari Basesku, " Republika e Maqedonisë gjithmonë do të gjejë mikun në Republikën e Rumanisë".

Click