Udhëheqja parlamentare



E martë, 25 maj 2010, Romë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË REPUBLIKËS SË ITALISË, Z. XHANFRANKO FINI

Delegacioni i Kuvendit i paraprirë nga Kryetari i Kuvendit tëRepublikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ndërsa në të cilin marrin pjesë edhe koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Z-nja Silvana Boneva, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së z. Safet Neziri, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-s, z. Marjanço Nikollov dhe zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të PRSD-së, PL-së dhe AR-sëz. Goran Misovski, sot realizuan takim me kryetarin e Dhomës përfaqësuese të Republikës së Italisë, Z. Xhanfranko Fini.

Në takimin i cili kaloi në atmosferë miqësore, të dy kryetarët u ndalën në pasojat nga kriza ekonomike, të cilat i ndjen dhe me të cilat ballafaqohet çdo shtet. Kryetari Fini i njoftoi anëtarët e Delegacionit se Parlamenti Italian së shpejti do të diskutojë për rebalanc të buxhetit, të cilin Qeveria e Italisë duhet t’ia dorëzojë këtyre ditëve dhe me të cilin do të bëhet zvogëlimi i shpenzimeve, ndërsa njëkohësisht u interesua edhe për mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë ballafaqohet me pasojat nga kriza.

Të dy kryetarët u pajtuan se duhet t’i bëjnë apel Brukselit p;r ndërtimin e Korridorit 8 , i cili është me rëndësi të madhe për rajonin, të bëhen përpjekje që gjithsesi të ndahen mjete për Korridorin 8  edhe se shpresat duhet të jenë reale, duke pasur parasysh krizën ekonomike.

Kryetari Fini u interesua edhe për kontestin me emrin të cilin Republika e Maqedonisë e ka me Republikën e Greqisë por shprehu besimin se ai do të zgjidhet dhe se Republika e Maqedonisë paralelisht me gjetjen e zgjidhjes për kontestin duhet t’u përkushtohet reformave, veçanërisht nga sfera e sigurisë.
“Unë personalisht dhe shteti im jemi të bindur se Republika e Maqedonisë, si dhe shtetet në rrethinën e saj të drejtpërdrejtë duhet të jenë pjesë e Unionit Evropian, para së gjithash për shkak të stabilitetit të rajonit dhe siç tha së voni ministri i jonë për Politikë të Jashtme kontestet bilaterale duhet të zgjidhen pa marrë parasysh përfshirjen në Bashkësinë Evropiane” theksoi kryetari Xhanfranko Fini.

Kryetari Fini e përshëndeti atë që është punuar në sferën e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se këtë Brukseli e noton dhe vlerëson veçanërisht.

Kryetari Veljanoski theksoi se edhe krahas asaj që fqinji i jugut Republika e Greqisë, e shfrytëzoi të drejtën e vetos në lidhje me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian, me ç’rast bëri hap negativ në lidhje me krijimin e besimit ndërmjet dy shteteve anëtare, Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në reformat dhe përgatitjet për hyrje në Bashkësinë Evropiane, e udhëhequr nga qëllimi për përmirësimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve, ndërsa pastaj edhe për aderimin në familjen evropianet të gatshëm plotësisht.

Kryetari Fini me kënaqësi e pranoi ftesën  për vizitë të Republikës së Maqedonisë , të cilën në fund të takimit ia bëri kryetari i kuvendit maqedonas , Z. Veljanoski.

Click