Udhëheqja parlamentare



E premte, 22 janar 2010

KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOVSKI E PRANOI LORDIN XHORXH FOLLKS NGA DHOMA E LORDËVE TË PARLAMENTIN BRITANIK DHE Z. MARK VERSALION NGA PARTIA KONZERVATIVE

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, sot, në kuadër të aktiviteteve për realizimin e projektit të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, realizoi takim të përzemërt me lordin Xhorxh Follks nga Partia Laburiste në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik  dhe me z. Mark Versalion, kryesues i Forumit për punë të jashtme  të Partisë Konservative.

Në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e realizimit të projektit të përbashkët ndërmjet Kuvendit dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, për përforcimin e kapaciteteve të përgjithshme parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe drejtimet e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për periudhën e ardhshme njëvjeçare. Nga të dyja palët u shpreh kënaqësi nga rrjedha e gjertanishme e realizimit të projektit.

Lordi Xhorxh Follks ka qenë deputet në Parlamentin Britanik gjithsej 26 vite. Nga viti 2007 është anëtar i Komisionit për Zbulim dhe Siguri në Dhomën e Lordëve, ndërsa në maj 2007 është zgjedhur në parlamentin e Skocisë dhe e përfaqëson rajonin Lotiajan dhe është anëtar i Komisionit për Llogari Publike.

Click