KOMITETI PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE


Struktura juridike e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe kompetencat e tij dalin nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë më saktë nga Amendamenti XII dhe Ligji për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, i miratuar në vitin 2007.

Sipas këtij ligji, Komitetin e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, i cili përbëhet prej 19 anëtarësh prej të cilave shtatë anëtarë janë nga radha e deputetëve Maqedonas, shtatë anëtar nga radha e deputetëve Shqiptarë, një anëtar nga radha e deputetëve Turq, një anëtar nga radha e deputetëve Vllahë, një anëtar nga radha e deputetëve Romë, një anëtar nga radha e deputetëve Serbë dhe një anëtar nga radha e deputetëve Boshnjakë.   Nëse ndonjë prej bashkësive nuk ka zgjedhur deputetë në Kuvend, avokati i popullit do të realizojë konsultime me përfaqësuesit relevantë të atyre bashkësive dhe pas mendimit të pranuar, në Kuvend do t'i propozojë anëtarët tjerë të Komitetit nga bashkësia përkatëse.

Njëra prej detyrave themelore të Komitetit është që të shqyrtojë çështje nga marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe të jep propozime dhe mendime për zgjidhjen e çështjeve të tilla. 

Kuvendi është i detyruar që t'i shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të vendosë për ato. 

Kur bëhet fjalë për Komitetin dhe kompetencat dhe obligimet e tij (më shumë për këtë shih në Ligjin për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i cili është i parashtruar), duhet doemos të përmendet edhe Amendamenti X i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me të cilin zëvendësohet neni 69 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me të cilin rregullohet procedura për votim, përkatësisht është futur e ashtuquajtura "Parimi i Badenterit" për miratimin e ligjeve të cilat drejtpërdrejtë i prekin të drejtat e bashkësive nacionale.  Në ligjin e përmendur në mënyrë shumë të qartë dhe taksative janë theksuar ligjet për të cilat Kuvendi vendos me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç'rast duhet doemos të ketë shumicë votash nga deputetët e pranishëm që u përkasin bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë. 

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në punën e deritanishme tregoi dhe pohoi se ka rol të madh, por edhe përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësive nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të bashkësisë nacionale.  

Me këtë Komiteti jep ndihmesë në zhvillimin e dimensionit multikultural dhe multietnik të shoqërisë maqedonase për bashkëjetesën e vërtetë të të gjithë qytetarëve, dhe në përforcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë.

Për anëtarë të Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, zgjidhen:

                                                 Kryetar: ERMIRA MEHMETI 
                                                             
                                  Zëvendëskryetar: MARINELLA MARIÇIQ-TUSHEVA

- nga radha e deputetëve Maqedonas: SILLVANA BONEVA
                                                               GJORGJI KOXHABASHIEV 
                                                               RISTO MANÇEV
                                                               VASKO MICEVSKI
                                                               CVETANKA IVANOVA
                                                               OLIVER SPASOVSKI
                                                               MENDE DINEVSKI 

- nga radha e deputetëve Shqiptarë:    
                                                              NEXHAT JAKUPI
                                                              XHEVAT ADEMI
                                                              BEXHIHUDIN SHEHABI
                                                              ORHAN IBRAHIMI 
                                                              BEKIM FAZLIU
                                                              NAXHI XHELILI

- nga radha e deputetëve Turq,            QENAN HASIPI

- nga radha e deputetëve Romë,          AMDI BAJRAM

- nga radha e deputetëve Serbë,          IVAN STOILLKOVIQ

- nga radha e deputetëve Boshnjakë,   SAFET BISHEVAC 

Click