DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS (AP KE)

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhet prej shefit të Delegacionit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit. 

Akreditivat e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës i jep Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtatë ditë para fillimit të seancës së rregullt vjetore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të  Evropës.

Mandati i përmbajtur në akreditivin e paragrafit 2 të këtij neni nuk mund të revokohet, përveç në rastet e theksuara në aktet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


          Shef i delegacionitALEKSANDAR NIKOLLOSKI

                             Anëtarë:  IGOR IVANOVSKI
                                               ERMIRA MEHMETI

           Zëvendësanëtarë:  ALEKSANDAR SPASENOVSKI
                                               SONJA MIRAKOVSKA
                                               IMER ALIU

Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar më 5 maj 1949 prej 10 vendeve, ndërsa sot ka 47 vende anëtare.  Qëllimet themelore të Këshillit të Evropës janë: 

mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste dhe qeverisja e të drejtës; 
avancimi i vetëdijes dhe inkurajimi i zhvillimit të identitetit evropian kulturor dhe shumëllojshmërisë; 
kërkesa e zgjidhjes për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e rrethinës së njeriut, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, kriminaliteti i organizuar dhe të ngjashme) dhe 
ndihmesa e konsolidimit të stabilitetit demokratik në }Evropë përmes, ndryshimeve politike, ligjvënëse dhe kushtetuese. 
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është forum parlamentar i Këshillit të Evropës, ku debatohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshillëdhënës në raport me Komitetin e Ministrave.   Kjo është asambleja parlamentare më e vjetër e krijuar në tokën evropiane.  Aktiviteti i saj është i fokusuar në çështjet e vlefshmërisë rrjedhëse politike, duke përfshirë edhe problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet e politikës ndërkombëtare.

Me qëllim që të dominojnë interesat evropian e jo kombëtar Asambleja ka pesë grupe politike:  Grupi i Partive Evropiane Popullore, Grupi Socialist, Grupi Evropian Demokratik, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve dhe Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane.  

Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë së tyre partiake në vendet e tyre, po disa anëtarë zgjedhin të mos jenë anëtarë në asnjë grup politik.  Asambleja mblidhet katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në seanca publike të cilat zgjasin një javë pune, ndërsa zakonisht mban edhe një mini seancë pranverore në ndonjërin nga vendet-anëtare.     



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË (AP OSBE)

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë , përbëhet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit.

              Shef i delegacionit:  ANA PAVLLOVSKA – DANEVA 

                                 Anëtarë:  VLLADIMIR GJORÇEV
                                                   BEKIM FAZLIU

               Zëvendësanëtarë:  DIMITAR STEVANANXHIJA
                                                   SAFET BISHEVAC
                                                   XHEVAT ADEMI

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE) është formuar në vitin 1991, pas propozimit për formimin e saj me Kartën e Parisit për Evropë të Re që nga viti 1990.  Detyra kryesore e Asamblesë Parlamentare është ta lehtësojë dialogun ndërparlamentar ndërmjet vendeve anëtare të OSBE-së dhe ta vlerësojë implementimin e qëllimeve të OSBE-së. 

Në kornizat e Asamblesë Parlamentare funksionojnë tre Komitete të Përgjithshme:  Komiteti për Demokraci, të Drejtat e Njeriut, Çështje Humanitare; Komiteti për Çështje Ekonomike, Teknologji dhe Mjedis Jetësor, si dhe Komiteti për Çështje Politike dhe Siguri.  Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së rregullisht marrin pjesë në punën e sesioneve të Asamblesë Parlamentare, të Komitetit të Përhershëm, si dhe në takimet tjera të organizuara nga AP e OSBE-së.                                                           
 
 
 
 



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR (UIP)

Delegacioni në Unionin Interparlamentar përbëhet prej Kryetarit të Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe gjashtë anëtarëve.  Delegacioni përbëhet prej deputetëve të gjinisë së ndryshme.

Unioni Interparlamentar (UIP), i themeluar në vitin 1889 është organizata më e vjetër multilaterale politike në të cilën janë anëtarë 154 parlamente kombëtare dhe tetë asamble ndërkombëtare.  Organizata Botërore e Parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të vëzhguesit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

Si pikë qendrore për dialog botëror parlamentar, Unioni Interparlamentar punon për paqe dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe për vendosje të fortë të institucioneve përfaqësuese. 

Për këtë qëllim, UIP stimulon kontakte, koordinime dhe shkëmbime të mendimeve ndërmjet parlamenteve dhe anëtarëve të parlamenteve të të gjitha vendeve, shqyrton çështje të interesit ndërkombëtar dhe i shpreh qëndrimet e veta për këto çështje, me qëllim që ta stimulojë aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anëtarëve të tyre, kontribuon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, respektimi i të cilave është faktor thelbësor i demokracisë parlamentare dhe siguron njohuri më të mirë me punën e institucioneve përfaqësuese dhe përforcimin dhe zhvillimin e mjeteve të tyre për aksion. 

Unioni Interparlamentar paraqet burim direkt të informatave për ngjarjet më të rëndësishme dhe tendencat që zhvillohen plan global ndërkombëtar,  e posaçërisht aktivitetet kyçe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tij të specializuara.  Ai bashkëpunon edhe me organizatat rajonale interparlamentare, si dhe me organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare që janë të motivuara nga idealet e njëjta.  Në këtë drejtim, UIP këmbëngul që të sigurohet pjesëmarrje më aktive e anëtarëve të parlamenteve në politikën ndërkombëtare.  UIP ndërmerr edhe aktivitete për ratifikim të instrumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare-juridike. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është anëtar në Unionin Interparlamentar që nga viti 1994.  Me Vendimin për themelim të delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2002) themelohet Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP, i cili përbëhet prej Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pesë anëtarëve. 


Shef i delegacionit
: TRAJKO VELJANOSKI 
                
                   Anëtarë: SILLVANA BONEVA 
                                     JANI MAKRADULI 
                                     IMER ALIU
                                     GORAN MISOVSKI
                                     REJHAN DURMISHI



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE (DP IEQ)

Delegacioni në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve.

       Shefe e delegacionit:  VESNA BENDEVSKA

                            Anëtarë:   MIHAILLO XHOLLONGA
                                                HAJRULLA MISINI

          Zëvendësanëtarë:  VASKO PASHOVSKI
                                               LILJANA YATUROSKA
                                               GAZMEND ALIJI

Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën janë të anëtarësuara 17 vende anëtare: Anglia, Austria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Romania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi.   Iniciativa është themeluar në vitin 1989, me emrin Kuadragonalla, nga ana e katër vendeve:  Italisë, Hungarisë, Austrisë dhe RSF Jugosllavisë.  Në vitin 1990 në Iniciativë u kyç Çekosllovakia, me ç'rast bëhet Pentagonalla. 

Vijon Plolonia në vitin 1991 dhe grupi rritet në Heksagonalla, ndërsa në vitin 1992 anëtare bëhen Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, me ç’rast Iniciativa e ndërron emrin në Iniciativa e Evropës Qendrore.  Republika e Maqedonisë është anëtare e IEQ-së që nga viti 1993.  Iniciativa e Evropës Qendrore synon drejtë:  përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare, përshpejtimit të procesit të integrimit evropian përmes mbështetjes së anëtareve më të zhvilluara dhe atyre të cilave u është më se i nevojshëm zhvillim i përshpejtuar ekonomik, përforcimit të aspekteve ekonomike, sociale, juridike dhe aspekteve tjera të procesit të tranzicionit dhe të ngjajshme. 

Dimensionin parlamentar të IEQ-së e përbëjnë Kuvendi parlamentar, Komiteti parlamentar dhe komitetet ad hoc të Kuvendit parlamentar.  Dy anëtarë të Parlamentit të secilit vend-anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, ndërsa në Kuvendin Parlamentar, që mblidhet gjatë vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra prej tre deri shtatë anëtarë. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej tre anëtarëve.                        
 
 
 
 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN PARLAMENTAR PËR STABILIZIM DHE ASOCIACION (KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR BE-RM)

e-posta: jpc@sobranie.mk

Qëllimet dhe detyrat 
Rregullorja  

Mbledhjet e mëparshme (1995-2004)
Mbledhja e parë (30 dhe 31 mars 2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e dytë (5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e tretë (29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e katërt (26 dhe 27 nëntor 2007, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e pestë (27 dhe 28 nëntor 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e gjashtë (31 mars 2009, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e shtatë (18-19 shkurt 2010, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e tetë (29 dhe 30 nëntor 2010, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)

Risi

Aktivitetet tjera 

                                  

Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (BE) u formua në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian më 10 mars 2004, si dhe në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 7 dhjetor 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion dhe në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociacion të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114).  Formimi i Komitetit të Përzier Parlamentar (KPP) është pasqyrë e përcaktimit të qëndrueshëm të vendit tonë për anëtarësim me të drejta të plota në BE, si dhe pasqyrë e angazhimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë në procesin e eurointegrimeve dhe në arritjen e standardeve evropiane. Në esencë, KPP-ja paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi kryesor i KPP-së është shqyrtimi i gjithë aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, veçanërisht implementimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion. Për propozimin e Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar mund të jepen rekomandime te Parlamenti Evropian, te Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, te Këshilli i Bashkimit Evropian dhe te Komisioni Evropian. KPP-ja mban mbledhje dy herë në vit - njëherë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe njëherë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit të Përzier Parlamentar përfundojnë me miratimin e Deklaratës përfundimtare, e cila faktikisht është dokument në të cilin janë përfshirë qëndrimet e përbashkëta për çështje aktuale. 


                    Kryetar:  KENAN HASIPI

           Nënkryetarë:  ANDREJ PETROV
                                      ERMIRA MEHMETI

                   Anëtare:  SILLVANA BONEVA 
                                     VLLADIMIR GJORÇEV
                                     ANTONIO MILLOSHOSKI
                                     ILIJA KITANOSKI
                                     ALEKSANDAR SPASENOVSKI
                                     IVAN STOILLKOVIQ 
                                     HAJRULLA MISINI
                                     BEKIM FAZLIU
                                     OLIVER SPASOVSKI
                                     MARINELLA MARIÇIQ-TUSHEVA
                                     TANJA TOMIQ
                                     STANKA ANASTASOVA

Zëvendësanëtarë:   ALEKSANDAR NIKOLLOSKI 
                                      BORISLLAV STOJMENOV
                                      LILJANA POPOVSKA
                                      VLLADANKA AVIROVIQ
                                      PAVLE TRAJANOV
                                      MALISHA STANKOVIQ
                                      DËSHIRA IMERI 
                                      ORHAN IBRAIMI 
                                      SONJA MIRAKOVSKA
                                      BILJANA KAZANXHISKA
                                      PANÇE ORCEV
                                      SAMKA IBRAIMOSKI 



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS VERI-ATLANTIKE KONTRAKTUESE, ME STATUS TË DELEGACIONIT SHOQËRUES (AP NATO) 

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Veri-Atlantike Kontraktuese përbëhet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve.

                             Shef i delegacionit:  ERMIRA MEHMETI

                                                Anëtarë:  NATASHA SAVOVA-SALLKOVSKA
                                                                  PAVLLE TRAJANOV 
 

                              Zëvendësanëtarë:  ILIJA KITANOSKI 
                                                                  GORAN SUGARESKI
                                                                  ORHAN IBRAIMI

Asambleja Parlamentare e NATO-së është organizatë ndërparlamentare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s dhe 17 anëtarëve të saj asociativ.  Asambleja paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputetëve nga Evropa dhe nga Amerika Veriore të cilët së bashku diskutojnë për tema të interesit dhe vlerës së përbashkët. Asambleja është tërësisht e pavarur nga NATO por është lidhje ndërmjet parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare dhe NATO-së dhe kontribuon për përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në Aleancë.  Në fakt, Asambleja në mënyrë të kontinuuar kontrollon nëse vendimet e miratuara në nivel ndërshtetëror në kornizat e NATO-s, kanë mbështetje politike nga parlamentet e zgjedhura demokratike të vendeve anëtare. 

Detyra themelore e Asamblesë është që t’i tejkalojë interesat kombëtare dhe të tentojë përmes diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsensus ndërmjet vendeve.  Për këtë, element bazë në punën e Asamblesë është që të shkëmbejë informata dhe të ndikojë mbi qëndrimet dhe interesat kombëtare.  Gjithashtu, Asambleja është forum ku çështje të caktuara aktuale të NATO-s testohen dhe vlerësohen.  Në këtë kuptim, Kuvendi në mënyrë indirekte luan rol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike.  Rekomandimet dhe rezolutat e Asamblesë dorëzohen deri te qeveritë dhe parlamentet kombëtare, si dhe deri te Sekretari Gjeneral i NATO-s dhe organizatat tjera relevante.  Në bazë të debatit në Këshillin e Përhershëm të NATO-s, Sekretari Gjeneral i NATO-s përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Asamblesë.

Qëllimet e KP-së të NATO-s shkurtimisht mund të formulohen si:

  • Të inkurajohet dialogu ndërmjet deputetëve për çështjet e rëndësishme të sigurisë; 
  • Të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurisë, për politikën e Aleancës dhe mirëkuptimin më të madh për të; 
  • Të transmetohen qëndrimet kolektive parlamentare të ndërtuara në KP të NATO-s në NATO dhe në vendet anëtare të saj; 
  • Të zhvillohet kuptim më i mirë për politikën e NATO-s dhe të promovohet nivel më i lartë i përgjegjësisë kolektive; 
  • Të përforcohen marrëdhënies transatlantike; 
  • Të promovohet zhvillim i demokracisë parlamentare në rajonin euroatlantik me integrimin e deputetëve nga vendet që nuk janë anëtare në punën e KP-së të NATO-s; 
  • T’u ndihmohet parlamenteve të cilët në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;  
  • Të rritet bashkëpunimi me vendet që janë më shumë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO; 
  • Të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare që janë të domosdoshme për kontroll efikas dhe demokratik të forcave ushtarake; 

KP i NATO-s mblidhet dy herë në vit në seanca plenare – në seancën pranverore që zgjat tre ditë dhe në seancën vjeshtore që zgjat pesë ditë.  Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-s me ftesë të parlamenteve kombëtare. 

Organ kryesor i Asamblesë është Komiteti i Përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Asamblesë dhe shefat e delegacioneve kombëtare.  Aktivitetet e përditshme të Asamblesë zbatohen përmes pesë komisioneve edhe atë:  Komisioni për Politikë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Ekonomi dhe Siguri, Komisioni për Shkencë dhe Teknologji dhe Komisioni për Dimension Civil të Mbrojtjes, së bashku me një  numër të madh të nënkomiteteve.   Me kërkesë të deputetëve formohen komisione dhe grupe punuese ad-hoc.  Komisionet përmbajnë takime të rregullta dhe organizojnë vizita shkencore.  Pastaj në takimet plenare të Asamblesë çdo komision paraqet raporte me shkrim për tema të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat gojarisht i arsyeton. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në punën e KP-së të NATO-s për herë të parë ka marrë pjesë në vitin 1994, si vëzhgues i seancës së 41, që u mbajt në Paris, Francë.  Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.                 
 
 
 
 



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË MEDITERANIT (AP E MEDITERANIT)

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Mediteranit përbehet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve të Delegacionit.

                       Shef i delegacionit: ILIJA DIMOVSKI


                                         Anëtarë:  HARALLAMPIE SHOKAROVSKI
                                                           EMILIJAN STANKOVIQ

                       Zëvendësanëtarë:  NEXHATI JAKUPI
                                                           BEXHIHUDIN SHEHABI
                                                           BEKIM FAZLIU

Asambleja Parlamentare e Mediteranit është organizatë relativisht e re ndërkombëtare multilaterale dhe paraqet vazhdim të dimensionit parlamentar të Konferencës shumëvjeçare për bashkëpunim në Mediteran (CSCM), proces i cili funksiononte në kornizat e Unionit Interparlamentar (UIP), ndërsa si organizatë e pavarur ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë që nga shtatori 2006.  Sesioni inaugurues i Asamblesë Parlamentare të Mediteranit u mbajt më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanit, kur me konsensus u miratua Statuti i kësaj organizate. 

Vende anëtare të Asamblesë Parlamentare të Mediteranit janë parlamentet e vendeve të bregut të Mediteranit: Shqipëria, Algjeria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Libiane-Arabe, Malta, Monako, Maroko, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina.  Gjithashtu, anëtare të AP të Mediteranit janë parlamentet e Republikës së Maqedonisë, Jordanit dhe Portugalisë, shtete të cilat nuk dalin në Mediteran, por të cilët ekonomikisht, politikisht dhe në mënyrë strategjike drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me të. 

Asambleja Parlamentare e Mediteranit mblidhet në seancë plenare, njëherë në vit.  Disa muaj para mbajtjes së seancës vjetore, mblidhen tre komitetet e përhershëm.           

Asambleja Parlamentare është vendosur me qëllim që t'i jepet rëndësi më të madhe diplomacisë parlamentare në rajonin e Mediteranit, përkatësisht rajoni të bëhet me forum personal parlamentar, si dhe përforcimit dhe avancimit të dialogut ndërmjet kulturave.
 
 



DELEGACIONI I SEKCIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, prej 21 shteteve dhe qeverive, nën emrin Agjencia për bashkëpunim kulturor dhe teknik (Agence de Cooperation Culturelle et Technique – ACCT), ndërsa në vitin 1998 ajo riemërohet në Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization Internationale de la Francophonie – OIF) Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë të anëtarësuar 56 shtete dhe qeveri dhe 14 vende vëzhguese. 

Qëllimet themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë janë:  promovimi i gjuhës frënge dhe dallimi gjuhësor dhe kulturor, promovimi i paqes, demokracia dhe të drejtat e njeriut, mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit, zhvillimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit. 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është asamble përfaqësuese e Frankofonisë dhe kuvend i saj konsultues. Ajo është formuar në maj të vitit 1967 në Kuvendin Konstitutiv në Luksemburg, me emrin “Asociacioni i parlamentarëve që e flasin gjuhën frënge” (AIPLF).  Në korrik të vitit 1989, AIPLF riemërohet në “Asambleja ndërkombëtare e parlamentarëve që e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (Assemblee Parlementaire de la Francophonie – APF). 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend të debateve, propozimeve dhe shkëmbimit të mendimeve për të gjitha çështjet me interes për anëtarët e saj.  Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë ndërkombëtare të Frankofonisë Asambljea ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit interparlamentar dhe zhvillimit të demokracisë, që kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe sundimin e së drejtës, posaçërisht në bashkësitë frankofone.  Asambleja Parlamentare e Frankofonisë jep kontribut të veçantë në debatet për tema, siç janë:  liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimimi, arsimimi, pengesat për difuzion të njohurive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare dhe ngjashëm.

Në kornizat e dimensionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe këto organe:  Rrjeti i grave deputete, Rrjeti parlamentar për luftë kundër HIV/SIDA-s, Parlamenti i frankofonëve të rinj dhe tjera.  Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë anëtarë 77 parlamente, asamble parlamentare ose këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizata ndërkombëtare.  Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Biroja e Seksionit dhe Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë themeluar në janar të vitit 2001.  

Shef i delegacionit: GJORGJI KOXHABASHIEV

    Anëtarë: XHEVAT ADEMI
                          SILVANA BONEVA 
                             GORDAN GEORGIEV 

 

 

Click