Udhëheqja parlamentare



E premte, 15 prill 2011

DEKLARATË E KRYETARIT VELJANOSKI PAS NËNSHKRIMIT TË VENDIMIT PËR SHPALLJEN E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Sot, në pajtim me kompetencat kushtetuese, e në bazë të vendimit për shpërndarje të cilin dje e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor 2011.

Sovraniteti del nga qytetarët dhe u takon qytetarëve. Në fund të ditës së djeshme, Kuvendi vendosi se legjitimiteti i subjekteve politike parlamentare duhet të kontrollohet nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Do të doja në këtë rast të apeloj tek të gjithë partitë politike për përgjegjësinë të cilën secila nga ato e ka në sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Kuptohet, secila parti politike do të përpiqet për qëndrimet e veta të sigurojë mbështetje sa më të madhe nga qytetarët dhe opinioni në tërësi.  Por, njëkohësisht, secila parti politike në periudhën e ardhshme ka shans të jep kontributin e saj në krijimin e atmosferës konstruktive dhe përforcimin e mirëbesimit të ndërsjellë. 

Njëkohësisht i thërras anëtarët dhe simpatizuesit e partive politike, në mënyrë të drejtë dhe denjësisht të marrin pjesë në të gjithë procesin zgjedhor dhe çdoherë të mbajnë llogari për interesat e përgjithshme të përbashkëta të shtetit.    

Vlerësimin përfundimtar për pranimin e programeve të propozuara e japin qytetarët. Në këtë kuptim, i thërras qytetarët e Republikës së Maqedonisë të dalin në zgjedhjet e shpallura të parakohshme  dhe ta shprehin qëndrimin e vet se kujt duhet t’ia japin besimin dhe mandatin për udhëheqjen e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme.  

Më lejoni, në fund, t’Ju thërras edhe Juve medieve ta jepni kontributin tuaj në procesin zgjedhor.

Njëherazi, do të doja t'Ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm. 
 

Click