E martë, 20 shtator 2011 
DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TË MEMORANDUMIT PËR BASHKËPUNIM  
 Shkëlqesia Juaj, Ambasador i Britanisë së Madhe, Kristofer Ivon,
Shkëlqesia Juaj, Ambasador i Britanisë së Madhe, Kristofer Ivon,                       
Zonja dhe zotëri deputetë, 
Të nderuar të pranishëm, 
Me kënaqësi të madhe e vazhdojmë bashkëpunimin e deritanishëm trevjeçar me miqtë tanë britanik, Ambasadën Britanike në Shkup dhe Fondacionin Vestministër për demokraci. Edhe në vitet e ardhshme bashkërisht do ta përforcojmë kapacitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kapacitetin e përfaqësueses sonë, funksionit legjislativ dhe mbikëqyrës.  
Me Memorandumin të cilin sapo e nënshkruam vazhdohen bashkëpunimi i deritanishëm dhe vizitat punuese ndërmjet deputetëve nga Kuvendi i RM-së dhe kolegëve të tyre nga Parlamenti i Britanisë së Madhe.      
Edhe këtë bashkëpunim për përforcimin e kapacitetit parlamentar, si dhe shumë të tjerë, e realizojmë bashkërisht, në mënyrë ekipore. Të gjithë kryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve në mënyrë të drejtpërdrejtë marrin pjesë në formësimin dhe realizimin e aktiviteteve të paraparë!   
 
Memorandumi për bashkëpunim parasheh më shumë aktivitete, siç janë:  
- futja e modelit për vlerësimin e ndikimit të legjislacionit;   
- përforcimi i rolit mbikëqyrës dhe  
- zhvillimi i praktikës së mirë legjislative me konsultime publike.  
 Gjithashtu, në mënyrë të orientuar do të vazhdojë trajnimi i segmenteve nga shërbimi profesional i Kuvendit.
Gjithashtu, në mënyrë të orientuar do të vazhdojë trajnimi i segmenteve nga shërbimi profesional i Kuvendit. 
Është paraparë që të bëhet shqyrtim dhe vështrim mbi punën e që është bërë deri më tani në Parlament si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të deritanishëm, që filloi intensivisht qysh para tre vitesh. 
Gjithashtu, në këtë drejtim është paraparë aktivitet i orientuar në përforcimin e rolit të Kuvendit në procesin e qasjes në Bashkimin Evropian. 
Në këtë rast dëshiroj që të falënderohem edhe njëherë për përkrahjen që na i dhanë miqtë tanë britanik dhe kolegët tanë deputetë nga Parlamenti i Britanisë.   
Pres që me realizimin e aktiviteteve të paraparë në mënyrë të konsiderueshëm ta përforcojmë kapacitetin tonë të përgjithshëm parlamentar.