Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 9 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. SALI BERISHA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski duke theksuar marrëdhëniet e zhvilluara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë potencoi se vizita e kryeministrit z.Sali Berisha do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve. Edhe më tutje si prioritet i lartë për Republikën e Maqedonisë mbetet integrimi euroatlantik. Pres që, në dhjetor të marrim datë për fillimin e negociatave me Unionin Evropian. Kjo do të jetë e rëndësishme si për ne dhe qytetarët tanë, ashtu edhe për gjithë rajonin dhe perspektivën e saj euroatlantike, theksoi kryetari Veljanoski. Unë shpresoj se edhe Republika e Shqipërisë vitin e ardhshëm do ta fitojë statusin e kandidatit, sepse të gjithë ne në rajon dëshirojmë të jemi pjesë e Unionit Evropian. 

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet të dy parlamenteve, kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi se bashkëpunimi me parlamentin e Shqipërisë është në nivel të lartë dhe i përfshin të gjitha format në të gjitha nivelet. Duke pasur parasysh përvojën tonë në procesin e eurointegrimeve jemi gjithmonë të hapur që ta ndajmë me kolegët tanë, ndërsa në të njëjtën kohë nëpërmjet bashkëpunimit parlamentar përkatësisht diplomacisë parlamentare të japim kontribut më të madh në zhvillimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale, por edhe në gjendjet e përgjithshme në rajon, theksoi kryetari Veljanoski.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha duke shprehur kënaqësi për vizitën dhe bisedimet, në veçanti potencoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në UE. Duke theksuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve, kryeministri Berisha, gjithashtu, e potencoi bashkëpunimin parlamentar, të cilin e vlerësoi si shumë të mirë dhe i cili jep kontribut të madh në marrëdhëniet bilaterale. Interesi dhe prioriteti ynë është që Republika e Maqedonisë sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa ju e meritoni këtë, si dhe t'i filloni negociatat me Unionin Evropian. 

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, si dhe shtetet tjera në rajon, duhet shumë më intensivisht të punojnë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkërisht të dalim para Unionit Evropian. Në këto korniza, lidhja infrastrukturore ndërmjet të dy shteteve tona në kuadër të Korridorit 8 është shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shtetet në rajon, por edhe më gjerë, theksoi kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, dëshiroj ta theksoj edhe progresin që e bëni në realizimin dhe zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit me çka Republika e Maqedonisë përcaktohet si shtet i qëndrueshëm në rajon, theksoi kryeministri z.Sali Berisha
 

 

Click