Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 27 korrik 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. STEFANO SANINO, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DIREKTORATIT TË PËRGJITHSHËM PËR ZGJERIM TË KOMISIONIT EVROPIAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Z. Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm i Direktoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian.  Pas takimit të realizuar të veçuar, drejtori i përgjithshëm, Z. Sanino, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Z. Veljanoski, realizoi takim të përbashkët me nënkryetarët e Kuvendit:  Znj. Svetllana Jakimovska, Znj. Suzana Saliu dhe Z.  Jani Makraduli; me koordinatorët e grupeve të deputetëve:  Znj. Silvana Boneva, Z. Talat Xhaferi, Z. Igor Ivanovski, Z. Imer Aliu, Z. Goran Misovski dhe Z. Rejhan Durmishi; si dhe me Z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Z. Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Kryetari i Kuvendit, Z. Veljanoski, në fillim të takimit, bëri një retrospektivë të shkurtër të ngjarjeve dhe të arriturave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar.  Ai fillimisht diskutoi për  zgjedhjet e  parakohshme parlamentare të realizuara në mënyrë tejet të suksesshme, të cilat e vërtetuan kapacitetin demokratik të Republikës së Maqedonisë, e në të cilat qytetarët vendosën se kujt i japin besim t'i udhëheqë në periudhën e ardhshme katër vjeçare. 

Në vazhdim, Kryetari Veljanoski iu drejtua aktiviteteve të fundit në Kuvend, me të cilat u miratuan ndryshime në sferën e gjyqësisë, në pjesën e pjesëmarrjes së ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publik, në përputhshmëri me rekomandimet e Raportit të BE-së dhe mendimet e Komisionit të Venedikut.  

Gjithashtu, në drejtim të aktiviteteve tjera legjislative të Kuvendit në sferën e reformës së administratës publike, ai  përmendi ndryshimet e shumë ligjeve nga kjo sferë me të cilët ndërtohen principe me të cilët qytetarëve u sigurohen shërbime më të shpejta dhe më kualitative. 

Duke folur për të arriturat që kanë të bëjnë me vetë Kuvendin, Kryetari Veljanoski potencoi se puna e realizuar është rezultat i punës ekipore, ku marrin pjesë nënkryetarët, koordinatorët dhe të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike. 

Ai foli edhe për  projektet rrjedhëse me të cilat përforcohet kapaciteti parlamentar, e që realizohen me ndihmën e donatorëve dhe miqve të huaj, siç janë Fonacioni Vestmister dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.  Veljanoski veçanërisht e potencoi rëndësinë e miratimit të përbashkët të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili në mënyrën e vet është unikat dhe përmes të cilit praktikat e shumta të mira parlamentare u bënë obligime të rregullta të zbatueshme normative, me çka përparoi kapaciteti i përgjithshëm parlamentar.      

Drejtori i Përgjithshëm i Direktoratit  të Përgjithshëm, Z. Sanino, nga ana e tij, theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare kaluan mirë dhe se ka bashkëpunim ndërmjet faktorëve politik dhe se numri i bojkotit të parlamentit është mbrapa nesh. Ai theksoi se viti 2011 është vit i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për integrimin e vendeve të rajonit, siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, pastaj foli edhe për çështjen e kontestit për emrin me Greqinë dhe të aspektet e çështjeve të cilat duhet të jenë të avancuara në pajtim me standardet evropiane, përkatësisht rekomandimet nga Raporti i fundit i KE-së. Zotëri Sanino, në këtë kuptim, i paraqiti pritjet nga reformat dhe arritjet pozitive të standardeve në sferat e administratës publike, gjyqësisë, menaxhimit me korrupsionin dhe lirisë së shprehjes. Ai, gjithashtu, theksoi se pret që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me kohë të vazhdoj me miratimin e rregullativës evropiane. E gjithë kjo në kontekst të përmbledhjes së Raportit për përparimin tonë këtë vit, që do të shpallet më 20 tetor.

Me diskutim të tij, në takim e përbashkët, morën pjesë edhe nënkryetari Z. Jani Makraduli, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Z.  Antonio Milloshoski, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Z. Hajrulla Misini dhe koordinatorja e Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Znj. Sillvana Boneva.

Nënkryetari Makraduli foli për më shumë çështje, me ç'rast potencoi se si opozitë parlamentare në mënyrë aktive do të marrin pjesë në harmonizimin e legjislacionit evropian, por se në mënyrë të ashpër do t'i kundërvihen shumicës kur bëhet fjalë për ligjet e ndejshme dhe  keqpërdorimet në sferën e administratës publike dhe gjyqësisë.  Ai në mënyrë kritike foli edhe për gjendjet e veprimtarisë radiodifuzive.  

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Z. Antonio Milloshoski, bëri retrospektivë të arritjeve demokratike të Republikës së Maqedonisë, duke potencuar se bëhet fjalë për tregim të suksesshëm nga më shumë aspekte dhe se integrimi i Republikës së Maqedonisë është çështje edhe e stabilitetit të rajonit.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Z. Hajrulla Misini duke apeluar në besimin e nevojshëm dhe profesionalizëm, foli për nevojën e rrumbullakimit të zbatimit të Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim, që e kemi me Bashkimin.  

Koordinatorja e grupit të deputetëve të VMRO-DPME-së, Znj. Silvana Boneva, foli për më shumë çështje të lidhura me përpjekjet e përbashkëta për marrjen e raporteve pozitive për përparimin tonë si dhe aspekte krahasuese të lidhura me ndryshimet e fundit të rregullativës në sferën e veprimtarisë radiodifuzive.  

Click