Udhëheqja parlamentare



E premte, 22 korrik 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. XHON HAJD, DEPUTET I PARLAMENTIT NGA AUSTRALIA PERËNDIMORE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, e pranoi Z. Xhon Hajd, deputet i Parlamentit nga Australia Perëndimorë.  Në takim mori pjesë edhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Z. Millorad Dodevski, i zgjedhur nga Njësia zgjedhore nëntë, që e përfshinë Australinë.

Në takim u bisedua për më shumë çështje të interesit të përbashkët dhe zhvillim të bashkëpunimit.  Bashkërisht u konstatua se bashkësia maqedonase e mërgimtarëve kontribuon për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik të Australisë edhe se është faktor i rëndësishëm që kontribuon për marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve. 

Nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Z. Veljanoski, është shprehur kënaqësi për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve që rregullojnë sigurimin social dhe pensional të qytetarëve të të dy shteteve. 

Gjithashtu, nga ana e tij është ngritur çështja për liberalizimin e regjimit të vizave, me qëllim që qytetarët tanë pa pengesa të udhëtojnë në Australi. 

Deputeti Dodevski, nga ana e tij, informoi për përpjekjet që bëhen në pikëpamje të avancimit të lidhshmërisë së komunikacionit ajror ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë për pjesëmarrje të kompanive australiane në këtë sektor.

Deputeti Hajd shprehu kënaqësi nga takimi i tij i parë në Republikën e Maqedonisë, njëherazi duke u angazhuar për avancimin e të gjitha sferave potenciale të bashkëpunimit, posaçërisht në pjesën e ekonomisë dhe xehetarisë. 

Ai theksoi se deputetët australian punojnë në njohjen adekuate të Republikës së Maqedonisë nga ana e Australisë dhe etablimin e mëtutjeshëm ndërkombëtar të shtetit tonë.  Ai, gjithashtu, shprehu besim se në kuadër të aktiviteteve kyçe të qeverisë australiane për liberalizim të tregtisë, do të vijë deri te lëvizja plotësuese dhe liberalizimi i vizave.
 
 

Click