Udhëheqja parlamentare



E martë, 4 tetor 2011

TAKIMI PROTOKOLAR I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË HUNGARISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Hungarisë, Sh. T. dr. Jozhef Bence.

Takimi kaloi në atmosferë të mirë, me ç'rast nga ana e ambasadorit Bence u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet e larta të zhvilluara bilaterale. Ai theksoi se nuk ka çështje të hapura ndërmjet të dyja vendeve miqësore dhe marrëdhëniet karakterizohen me bashkëpunim të mirë në sferën e arsimit, ekonomisë dhe shkencës.

Kryetari Veljanoski e përshëndeti faktin se nga Republika e Hungarisë vjen investuesi më i madh në vend, dhe u përpjek për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sferën e ekonomisë. Bashkëbiseduesit shprehën besim se Republika e Maqedonisë më shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe me këtë do të jepet kontribut plotësues për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Nga ana e kryetarit Veljanoski, u theksua se Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, ajo i ndërmori të gjitha obligimet si anëtare e plotfuqishme. Kryetari Veljanoski i përshëndeti marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja parlamenteve, duke përkujtuar në memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet të dyja parlamenteve gjatë vizitës zyrtare në vitin 2008.

Në takim gjithashtu u bisedua për pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, në Konferencën e Pestë të ardhshme të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 12 tetor në Budapest.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për thellim të të gjitha formave të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve, që do të paraqet edhe nxitje për bashkëpunim ndërmjet biznes bashkësisë dhe qytetarëve.      

Click