E enjte, 13 tetor 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVAJTIT PËR MIQËSI ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me grupin Parlamentar të Kuvendit Popullor të Kuvajtit për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Valid M Al- Tabtabea, kryetar i grupit dhe deputet, z. Jaman Al- Harbash, deputet dhe nënkryetar i Grupit, z. Muhamed Al Mutairi, deputet dhe anëtar i Grupit për miqësi.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve shprehu se të dy shtetet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim, se ekzistojnë iniciativa për bashkëpunim në të gjitha sferat. Kryetari Veljanoski theksoi se të dy shtetet duhet të punojnë për nxitje dhe të krijojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunim në nivel parlamentarë dhe në të gjitha sferat tjera me interes të ndërsjellë.
Mysafirët shprehën kënaqësinë e tyre me pritjen e ngrohtë nga Kryetari Veljanoski dhe theksuan se Kuvajtit është i përgatitur dhe të investojë në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në sferën e energjetikës dhe infrastrukturës rrugore.
Për Kuvajtin posaçërisht e rëndësishme është liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët dhe kompanitë nga Kuvajti dhe hapjen e përfaqësive diplomatike konsullore në të dy vendet, përveç asaj që është potencuar, ekzistojnë mundësi të shkëlqyera që Kuvajti të investojë edhe në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë në Republikën e Maqedonisë.
Mysafirët theksuan se marrëdhëniet ndërmjet popujve të të dy shteteve ekzistojnë që moti, veçanërisht për shkak se Firmat Maqedonase për ndërtim i kanë ndërtuar objektet më të njohura në Kuvajt- ndërtesa me kate të larta, ndërtese të ministrive dhe aeroportin, me çka lehtësohet edhe mënyra për Kompanitë Maqedonase të cilët do ta zhvillonin biznesin në Kuvajt.
Në fund të takimit , z. Al Tabtabae ia dorëzoi ftesën nga kryetari i Kuvendit Popullor të Kuvajt, z. Adnan C.A Samad kryetarit Veljanoski për vizitë zyrtare në Kuvajt.