E hënë, 27 qershor 2011
U KONSTITUUA PËRBËRJA E SHTATË PARLAMENTARE


Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, më 25 qershor 2011, u konstituua Kuvendi i ri i Republikës së Maqedonisë, në të cilin u verifikuan mandatet e 123 deputetëve, ndërsa z. Trajko Veljanoski u rizgjodh në funksionin Kryetar i Kuvendit.
Kjo është përbërja e shtatë parlamentare nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, e para që numëron 123 deputetë, prej të cilëve tre nga diaspora.
Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 56 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) - 42 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) - 15, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) - 8 dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) - 2.
Sipas afateve ligjore, më së voni deri më 10 gusht duhet të formohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë.