E hënë, 28 nëntor 2011, Londër
VIZITA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË PARLAMENTIN E BRITANISË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, që nga 28 nëntori 2011 është në vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me delegacionin e Kuvendit në përbërje të të cilit janë të tre kryetarët - Svetllana Jakimovska, Suzana Saliu dhe Jani Makraduli, si dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të përfaqësuara në parlamentin e Maqedonisë.
Gjatë ditës, kryetari u takua me Baronesata D'Souza, kryetar i Dhomës së Lartë (Dhoma e Lordëve) në Parlamentin Britanik në Londër. Në takimin të dyja palët shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm parlamentar i të dy parlamenteve.
Parlamenti Britanik, nëpërmjet planit aksionar të Villton Park nga viti 2007, veproi pozitivisht në punën e Kuvendit Maqedonas. Kryetari informoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është miratuar Rregullorja për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ligji për Kuvendin, ndërsa dialogu politik realizohet nëpërmjet takimeve koordinuese që mbahen çdo të hënë.
Gjithashtu, u diskutua edhe për Raportin e Komisionit Evropian, i cili për Republikën e Maqedonisë tre vjet me radhë është pozitiv, gjithashtu u nënvizua pjesa e punës së Kuvendit si kontribut i të gjitha partive politike.
Edhe pse progresi në Republikën e Maqedonisë është evident prapëseprapë bllokohet anëtarësimi maqedonas në NATO dhe BE nga ana e Greqisë.
Veljanoski theksoi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për të cilin është paralajmëruar se do të e jetë i volitshëm për Republikën e Maqedonisë, është me rendësi të veçantë para samitit të ardhshëm të Aleancës, në verë në Çikago.
Ashtu si në çdo vit deri më tani, Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë me zgjidhjen e vërejtjeve të shënuara në Raportin e Komisionit Evropian.